E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE-ja ngrin pasurinë e Ben Alisë

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian kanë vendour të ngrijnë të gjitha pasuritë dhe llogaritë bankare të ish presidentit tunizian, Ben Ali dhe gruas së tij. Vendimi u mor pas kërkesës së autoriteteve të reja tuniziane.

Ben Ali dhe bashkëshortja e tij Lejla Trabelsi gjatë viteve të sundimit të tyre kanë kontrolluar shumicën e ekonomisë së vendit.

Ben Ali u rrëzua nga posti i presidentit dhe e braktisi vendin si pasojë e protestave popullore.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›