E Diel, 1 Nëntor 2026

BE- Egjiptit: Kaloni paqësisht në demokraci

Vendet anetare të Bashkimit Europian paraqitën sot një dokument ku kërkohet kalimi paqësor i Egjiptit në demokraci, rapotoi “Associated Press”.
27 shtetet e BE-së i kërkojnë presidentit Hosni Mubarak që të përfundojë protestat e dhunshme në vend, duke hapur një debat të vërtetë për të ardhmen e Egjiptit.

Europa e bashkuar ka patur marrëdhënie të ngushta me Kajron, në kuadër edhe të programit të bashkëpunimit me vendet e Mesdheut, ndërsa Egjipti është një destinacion i preferuar turistik për miliona europianë çdo vit.

Megjithatë, në ditët e fundit Brukseli ka kërkuar të distancojë veten nga regjimi 30-vjeçar i Mubarak-ut, pas akuzave për tolerim të udhëheqjes diktatoriale.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›