Speciale/ Tunizia dhe efekti domino

Ka spekulime lidhur me një efekt të mundshëm domino, të ngjashëm me rënien e qeverive komuniste në Evropën Lindore pas vitit 1989.
Shumë vende të Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore, me popullsi të re dhe vazhdimisht në rritje po përballen me rritje të vazhdueshme të çmimeve, papunësi dhe mungesë përfaqësimi politik. Disa janë të përjashtuar dhe autokratët e mplakur po përballen me çështjen e vazhdimësisë. Cilët janë shtetet e përfshira?
Egjipti
Egjipti është një shtet me popullsi 84,5 milionë banorë (shteti me popullsinë më të madhe arabe në botë), me sipërfaqe 1 milion km2 dhe me 9.4 për qind të popullsisë të papunë.
Egjipti ka shumë ngjashmëri me Tunizinë: kushte të vështira ekonomike, zyrtarë të korruptuar dhe shumë pak mundësi për qeveritarët që të shprehin pakënaqësitë e tyre. Presidenti 82-vjeçar, Hosni Mubarak, ka pothuajse monopolin absolut të pushtetit, vijon të mbetet në pushtet prej tri dekadash dhe këtë pranverë do të përballet me zgjedhje.
Gjatë muajit janar janë raportuar shumë vetësakrifikime në Egjipt, në përpjekje për t’i ngjarë të riut tunizian që u vetë hodh në zjarr në gjysmë të dhjetorit dhe vdiq me 4 janar, duke shkaktuar trazirat që detyruan presidentin Ben Ali të largohej nga vendi.
Me 25 janar, populli i ndrydhur i Egjiptit doli në rrugët e qyteteve kryesore të vendit duke nisur kështu një valë të paprecedentë protestash për rrëzimin e Presidentit, Hosni Mubarak, aleat i bindur i perëndimit por diktator për bashkëkombasit e tij. Protestat u frymëzuan nga protestat në Tunizi dhe protestuesit valëvisnin flamurin tunizian po aq sa atë Egjiptian.
Protestat kanë precipituar teksa kanë humbur jetën dhjetëra persona dhe mbi një mijë të tjerë janë arrestuar. Protestuesit vazhdojnë të jetë po aq të bindur, në mos më shumë se ditën e parë që Mubaraku duhet të rrëzohet, dhe theksojnë se nuk ka kthim pas.
Ndryshimi nga Tunizia është se Egjipti është 8-fishi i Tunizisë për nga popullsia, mesatarja e njerëzve të arsimuar është më e vogël. Populli është më pak i edukuar dhe më pak përdorues interneti. Unionet tregtare nuk janë aq të fuqishme teksa Mubaraku e ka pushtetin më të konsoliduar.
Jemeni
Jemeni ka 23,6 milionë banorë, sipërfaqe 527 mijë km2 dhe 35 për qind të popullsisë së papunë. Ky është shteti më i varfër arab. Afërsisht gjysma e popullsisë jeton me më pak se dy dollarë për ditë.
Të rinjtë dhe opozita kanë zënë rrugët e kryeqytetit Sana dhe kërkojnë rrëzimin e Presidentit, Ali Abdullah Saleh, prej 32-vitesh në pushtet. Në përgjigje të trazirave, Presidenti i rrezikuar me 23 janar shpalli përgjysmimin e taksave dhe deklaroi se qeveria do të kontrollonte çmimet e të mirave të domosdoshme. Mohoi kalimin e pushtetit tek i biri dhe liroi 36 persona të arrestuar për pjesë marrje në demonstratë. Në përpjekje për të ulur pakënaqësitë ai rriti rrogat e të punësuarve në administrate dhe në forcat e armatosura.
Algjeria
Algjeria ka popullsi prej 35.4 milionë banorësh, sipërfaqe prej 2.4 milionë km2 dhe 10.2 të popullsisë së papunë. Teksa filluan protestat në Tunizi, edhe fqinjët perëndimorë u përballën me turma të mëdha që dolën në rrugë për të rrëzuar qeverinë. Shkaqet janë të njëjta, kushtet e vështira ekonomikë dhe papunësia, rritja e çmimeve, korrupsioni, burokracia dhe reforma politike. Pavarësisht se shteti ka të ardhura nga shitja e naftës dhe gazit, populli është në gjendje të mjeruar.
Libia
Libia ka 6.5 milionë banorë, 1.7 milionë km2 sipërfaqe dhe 13 për qind popullsi të papunë. “S’ka më të mirë se Zine për të qeverisur Tunizinë. Tunizia tani jeton me frikë”, reagoi ashpër lideri i Libisë, Muamar Gadafi, pas rrëzimit të Presidentit të Tunizisë, një deklaratë e cila mund të shikohet si reflektim mbi frikën e një efekti domino.
Me 41 vjet në krye të vendit, Gadafi është lideri më jetëgjatë në krye të një vendi në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme, në të njëjtën kohë edhe një nga më diktatorët. Çdo lloj proteste është rreptësisht e ndaluar, por edhe në këto kushte janë raportuar trazira në qytetin e Al-Bayda-s gjatë fundjavës. Ndërkohë, Libia ka një popullsi shumë të vogël dhe pasuri të mëdha nëntokësore.
Jordania
Me popullsi 6.5 milionë banorë, dhe sipërfaqe 89 mijë km2, Jordania ka një papunësi që kap shifrat e 30 për qindëve. Pakënaqësia në rritje e popullsisë ndaj rritjes së çmimeve dhe papunësisë bëri që turmat të dalin në rrugë dhe të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Samir Rifai.
Qeveria uli çmimin e ushqimeve kryesore dhe lëndëve djegëse, por protestuesit thonë se më shumë duhet bërë për të shpëtuar nga varfëria dhe inflacioni. Shumë nga fraksionet protestuese janë të ndjeshëm ndaj familjes mbretërore. Mbreti Abdullah i II, i cili hipi në fron në vitin 1999 i ka shpëtuar në këtë mënyrë zemërimit të pjesës më të madhe të turmave.
Maroku
Sikurse Tunizia, edhe Maroku po përballet me problem të mëdha ekonomike, lidhje me korrupsionin nga qarqet qeveritare etj. Maroku ka një popullsi prej 32 milionë banorësh, sipërfaqe prej 710 mijë km2 dhe papunësi prej 10 për qind. Reputacioni i Marokut është dëmtuar ndjeshëm pas publikimeve të Wikileaks, ku thuhet se është një vend me shumë korrupsion. Problem të ngjashme Wikileaks kishte zbuluar edhe për Ben Alinë e Tunizisë.
Maroku ashtu si edhe Egjipti lejon liri të kufizuar të shprehjes. Ka shumë kohë që ka protesta sporadike.
Sikurse edhe në Jordani, familja mbretërore ka mbështetje të gjerë në popull. Nga sa thamë më sipër, kushtet janë tepër të favorshme që të gjitha këta shtete të përballen me një efekt domino, se sa do të realizohet ky skenar dë ta vërtetojë vetëm koha...
/Start/Fatjon Prroni/
2011-01-31 10:52