E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE-ja paralajmëron bojkotimin e një konference të OKB-së

Bruksel - Bashkimi Evropian paralajmëroi sot se do të tërhiqej nga pjesëmarrja në një konferencë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara mbi racizmin muajin e ardhshëm, nëse nuk ndryshohej teksti i deklaratës përfundimtare të konferencës, duke iu bashkuar kështu disa shteteve të tjera që kanë shprehur shqetësimin se takimi mund të shndërrohej në një forum të antisemitizmit. Izraeli dhe Kanadaja kanë shpallur tashmë tërheqjen nga Konferenca Botërore kundër Racizmit, që pritet të mbahet më 20-24 prill në Gjenevë, duke deklaruar se vendet arabe mund të shfrytëzonin këtë rast për t'iu kundërvënë Izraelit. SHBA-ja dhe Australia kanë paralajmëruar gjithashtu se po shqyrtojnë mundësinë e bojkotimit të konferencës.

"Përfaqësuesit kryesorë evropianë ishin shumë skepikë ndaj formulimit të deklaratës përfundimtare të konferencës", deklaroi ministri i Jashtëm çek, Karel Schëarzenberg pas një diskutimi sot të ministrave të Jashtëm të BE-së lidhur me konferencën e Gjenevës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›