E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk ka përparim për regjimin e vizave

Bruksel - Ministri i Jashtëm i Çekisë, Karel Schwarzenberg ka deklaruar se për momentin ende "nuk është arritur përparim i vërtetë" për heqjen e vizave qytetarëve të Ballkanit perëndimor.Në Bashkimin Evropian ende ka dallime për liberalizimin e regjimit të vizave, tha Schwarzenberg në Bruksel, duke komentuar letrat e Italisë dhe Sllovenisë, në të cilat nga BE-ja kërkohet që gjatë këtij viti të bëhet përparim në këtë drejtim. Pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së, Schëarzenberg tha se rruga deri te ky përparim "duket se është e vështirë".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›