Senatorët presion Obamës për marrëdhëniet me Rusinë
Uashington - Një grub ekspertësh i përbërë nga senatorë dhe diplomatë të njohur amerikanë po ushtrojnë presin ndaj presidentit Barak Obama që tëpëprmirësojë marrëdhëniet me Rusinë. Komisioni i përshkruan lidhjet dypalëshe si “thellësisht shqetësuese” dhe i bën thirrje dy vendeve për të punuar së bashku në mënyrë që të përballojnë sfidat globale, siç është edhe kërcenimi i mundshëm bërthamor nga Irani. Komisioni i nivelit të lartë, i organizuar nga Qendra Nikson në Uashington dhe Qendra Belfer e Universitetit Harvard, drejtohet nga dy ish senatorët amerikanë, Geri Hart dhe Chak Hejgel.
Të dy ish senatorët ishin pjesë e delegacionit që shkoi në Rusi javën e kaluar për t’u takuar me Presidentin rus Dmitri Medvedev.
Komisioni konkludoi se dy vendet, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, janë fajtorë për keqësimin e marrëdhënieve diplomatike gjatë viteve të fundit. Lufta e Rusisë kundër Gjeorgjisë dhe planet e Shteteve të Bashkuara për të instaluar sistemin e mbrojtjes kundër raketave në Europën Lindore kanë qenë dy nga arsyet kryesore të këtyre tensioneve.
Ish senatori Hart tha se do të duhet kohë për të tejkaluar periudhën e gjatë kur theksi vihej te dallimet dhe jo te synimet e përbashkëta.