E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE-ja përfundon misionin policor në Bosnje

Bashkimi Evropian ka përfunduar misionin e tij policor, që ka zgjatur pothuajse një dekadë në Bosnjë Hercegovinë, meqë ky vend është stabilizuar pas konflikteve të viteve të 90-ta.

Misioni Policor i BE-së në Bosnjë Hercegovinë (EUPM), misioni i tillë i parë i BE-së, ishte vendosur në vitin 2003 dhe kishte zëvendësuar operacionin e Kombeve të Bashkuara.

Ne kemi qenë aktor i rëndësishëm në përmirësimin e situatës së sigurisë në Bosnjë Hercegovinë, tha shefi i EUPM-së, Shtefan Feller.

Aktualisht ky mision i kishte 80 pjesëtarë, ndërsa në muajt e fundit të vitit 2004 ai përbëhej nga 880 policë.

Por, derisa ka përfunduar misioni policor, Bashkimi Evropian ende e udhëheq misionin ushtarak, të njohur me emrin EUFOR ALTHEA.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›