Lobingu i PS- së për statusin, kërkon ndihmën e të majtëve në BE
Bukuresht- Kreu i grupit socialist Gramoz Ruçi dhe deputeti Taulant Balla kanë kërkuar ndihmën e politikanëve të majtë evropianë që shteti ynë të marrë statusin e vendit kanidat.
Ata kanë marrë pjesë sot në mbledhjen e eurodeputetëve të organizuar në Bukuresht, ndërsa më pas janë takuar me presidentin e grupit të të majtëve në Parlamentin Europian Hannes Svoboda, zëvendëspresidentin Libor Rucek, eurodeputetët Tanja Fajon dhe Viktor Boshtinaru.
Gjithashtu Ruçi dhe Balla janë takuar me kryeministrin Rumun Viktor Ponta, dhe Ruçi në një prononcim për mediat ka treguar detajet e takimit.
“Nga ana jonë u nënvizua që opoztia shqiptare, PS do të bëjë gjithçka që në vjeshtën e këtij viti Shqipëria të marr statusin e vendit Kandidat të refuzuar tashmë prej dy herë rradhazi dhe nga ana tjetër, me bashkëbiseduesit e mi, dhe jo vetëm me ata po dhe me grupin parlamentar, gjeta një predispozicion dhe një mbështetje të kësaj prespektive europiane të vendit tonë”, tha Ruçi.
Sipas tyre është rënë dakort që të ketë rritje të bashkëpunimit mes grupeve respektive parlamentare.