BE-ja pergatitet per misionin ne Kosove
Bashkimi Evropian e ka pershendetur konstituimin e institucioneve te reja te Kosoves dhe ka thene se mbeshtetet ne pjekurine e udheheqjes se re kosovare ne raport me statusin e Kosoves. Christina Gallach, zedhenese e perfaqesuesit te larte te BE-se, Havier Solana, i ka thene BBC-se se udheheqesit politike te Kosoves e kuptojne se atyre iu duhet nje mbeshtetje e pranise se rendesishme te BE-se, dhe ka shtuar se ceshtja e statusit duhet te zgjidhet shpejt meqe situata aktuale e sigurise nuk con drejt qendrueshmerise ne rajon. Sipas saj, ky vit eshte themelor ne zgjidhjen e statusit te Kosoves. Gallach ka thene se per BE-ne bisedimet per Kosoven kane perfunduar dhe se ajo po punon qe te pergatitet per nje prani te shtuar ne Kosove.
BBC: Si i ka pare Brukseli zhvillimet e fundit ne Kosove?
Christina Gallach: Ne jemi te kenaqur qe perfundimisht te gjitha institucionet jane konstituuar. Zoti Solana i ka derguar pergezimet e tij per Presidentin, Kryeministrin dhe qeverine. Ai ka punuar shume mire ne te kaluaren me personalitetet qe jane emeruar ne detyra te ndryshme dhe ketu do te nenvizoja nje marredhenie konstruktive me Presidentin dhe gjithashtu edhe me Kryeministrin aktual, qe ne te kaluaren ishte ne opozite. Prandaj ne jemi te sigurt se do te vazhdojme te kemi marredhenie te mira me udheheqjen, te cilen kosovaret e kane zgjedhur.
Por kryeministri i ri, Hashim Thaci, kur behet fjale per statusin e Kosoves, ka thene se ajo brenda javes do te jete e pavarur. A po shohim ketu nje pershpejtim te procesit te zgjidhjes se statusit?
Ajo qe duam te nenvizojme eshte se status-quo eshte e paqendrueshme dhe e kemi thene ne shume raste se duhet te ecim perpara drejt zgjidhjes se statusit te Kosoves ne nje menyre qe rrit qendrueshmerine e rajonit dhe te Evropes. Prandaj, ne e shohim kete vit si nje vit me rendesi thelbesore per te ecur drejt ketij drejtimi. Por, ajo qe une nuk do ta bej eshte te vendos afate per vendime dhe zhvillime. Bashkimi Evropian do te jete konstruktiv dhe mbeshtetes ne kete proces te definimit te statusit te Kosoves. Ne nuk do te pershpejtojme asnje gje, por do te jemi te gatshem qe te bashkepunojme, me qellim qe ta kemi Kosoven dhe rajonin ne teresi ne nje forme me te qendrueshme sesa eshte tani.
Por, Beogradi ka thene se nuk do te pranoje asnje zgjidhje qe nuk del si nje marreveshje mes paleve. Madje, ka kerkuar edhe zgjatje te bisedimeve per te gjetur zgjidhje...
Mund t'ju kujtohet se kur procesi i fundit i bisedimeve u shpall i perfunduar, diku nga mesi i dhjetorit te kaluar, qendrimi i BE-se ne ate moment ishte shume i qarte. Ne menduam se kjo ishte perpjekja e fundit qe nuk ishte e padobishme. Ne te kunderten, ajo u ndihmoi shume te gjitheve qe te shohin rritjen e nje game te zgjidhjeve te shumellojshme, rreth te cilave do te mblidheshin te dyja palet. Natyrisht se nuk eshte nje zgjidhje e ngurte, por nuk ishte e padobishme. Ne, si BE, thame se kjo ishte perpjekja e fundit qe te kemi nje proces te negociuar. Tani ne, si BE, po punojme mbi bazen e mandatit qe na kane dhene kreret e qeverive te shteteve anetare, dhe qe ishte shume i qarte, qe te pergatitemi per nje prani te shtuar te BE-se ne terren, megjithese ne jemi te pranishem atje ne menyra te ndryshme. Ne te njejten kohe ne po punojme ne aspektin diplomatik dhe ate politik me udheheqesit ne Serbi dhe me udheheqesit e rinj te Kosoves, me qellim qe te sigurojme se ne javet dhe ne muajt e ardhshem te shohim nje rajon me te qendrueshem. Kjo eshte ajo qe ne po punojme tash per tash.
Kur jemi te misioni i BE-se qe duhet te dergohet ne Kosove. Ne parim ministrat e BE-se jane pajtuar qe te dergojne misionin por a ka gjasa te kemi nje vendim te perbashket ne takimin e fundit te janarit?
Eshte me shume rendesi qe ne te pergatitemi mire dhe qe te kemi njerezit me te pergatitur per t'u vendosur, sesa nje date e caktuar.
Ajo qe ne kemi bere, ne vecanti sipas instruksioneve te te gjithe kryeministrave dhe kryetareve te vendeve anetare te BE-se, eshte te pershpejtojme pergatitjet dhe te sigurojme se kemi njerezit me te kualifikuar dhe te gjitha formalitetet e kryera. Pas kesaj do te shohim se kur saktesisht do te mund te merren vendimet. Kjo nuk do te ndodhe gjate shume muajve te ardhshem. Kjo do te ndodhe sa me pare, por te mos merremi vetem me nje date te caktuar. Ne kemi nje porosi te qarte se BE-ja do te ndihmoje aq sa mundet ne shume fusha ne Kosove. Do te nenvizoj edhe njehere se kjo do te ndodh sa me pare.
A eshte ky mision ne shperputhje me Rezoluten 1244?
BE-ja nuk perplaset me rezolutat e KS te OKB-se. Ne jemi nje organizate qe eshte e perkushtuar per multilateralizem dhe KS i OKB-se eshte organi kryesor qe na jep drejtimet kryesore per te pare se si funksionon nje bote multilaterale. Prandaj te jeni te sigurt se ne nuk do te perplasemi me rezolutat, as ato ne te kaluaren, as me ato ne te ardhmen.
Por a do te prisni per nje sinjal nga Sekretari i Pergjithshem i OKB-se per ta derguar misionin ne Kosove?
Ne jemi ne kontakt me Sekretarin e Pergjithshem te OKB-se dhe me ekipin e tij. Ne fakt ne nje menyre intensive, zoti Solana ka takuar Sekretarin e Pergjithshem, pothuaj ne takime te rregullta cdo dy jave, dhe do ta takoje edhe ne fillim te javes se ardhshme ne Madrid, ne margjinat e nje konference nderkombetare. Prandaj ka nje koordinim te fuqishem dhe ne te njejten kohe, personeli yne, ekspertet ne zyren tone, qe jane pergjegjes per pergatitjet jane ne nje kontakt te perhershem me ekspertet e OKB-se. Kjo eshte e mire, ne fakt eshte thelbesore, sepse prania e OKB-se ne Kosove eshte e madhe dhe shume e rendesishme. Tani BE-ja duhet te pergatitet, marre parasysh menyren se si mund te bashkepunojme me OKB-ne. Kjo per faktin se prania e ardhshme e BE-se ne Kosove do te jete e ndryshme nga ajo kur qe vendosur misioni i OKB-se ne vitin 1999.
Ky mision ka krijuar nje kundershtim te fuqishem ne Serbi, qe eshte mbeshtetur edhe nga Rusia. BE-se i eshte bere thirrje nga Serbia qe te mos e dergoje misionin ne Kosove?
Une nuk mendoj se autoritetet e Beogradit dhe udheheqesit atje jane kunder nje pranie te shtuar te Evropes ne Ballkan. Ne deklaratat qe kemi degjuar madje edhe ne takimet qe kemi pasur me autoritetet e Beogradit, ata duan qe Evropa te jete me e pranishme ne Ballkan. Kjo madje eshte e fuqizuar edhe nga deklaratat e te gjitheve atje. Une dua qe te nenvizoje, se prania eventuale e BE-se, qe edhe ashtu eshte e madhe ne rajon dhe ne Kosove, eshte e organizuar ne perputhje me ato qe ne po pergatisim, dhe perfundimisht do te jete pozitive jo vetem per Kosoven, por edhe per rajonin ne teresi. Dhe ne jemi te bindur se kjo eshte rruga qe udheheqesit ne Beograd do ta ndjekin, dhe mendoj se po e bejne.
Dhe cila do te jete fuqia e misionit te BE-se ne Kosove?
Keto jane gjerat qe do te zgjidhen, sepse ajo qe nuk do ta bejme eshte te parashikojme zhvillimet. Por ne do te mbeshtesim zhvillimet dhe strukturat qe jane te domosdoshme me qellim qe te kemi nje administrate qe do te pergjigjet ne ceshtjet qe kane te bejne me sistemin juridik, me ate qe kane te bejne me fushen e policise. Mendoj se ne po pergatitemi qe t