SHBA-Rusi, sa larg per Kosoven
Nga Andre de Nesnera*
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kane qendrime diametralisht te kunderta per ceshtjen e Kosoves. Megjithese teknikisht eshte ende pjese e Serbise, qe nga viti 1999, Kosova ka qene nen administrimin e Kombeve te Bashkuara dhe NATO-s. Kjo pasoi fushaten mbi dymujore te NATO-s, qe i dha fund shtypjes serbe ndaj shqiptareve. Shqiptaret e Kosoves duan pavaresine dhe gezojne mbeshtetjen e Shteteve te Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Serbia dhe Rusia e kundershtojne me force pavaresine. Negociatat katermuajshe perfunduan pa marreveshje dhe Rusia ka kercenuar se do te vere veton, nese propozimi paraqitet per votim ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se.
Robert Legvold, nje ekspert i ceshtjeve ruse ne Universitetin e Kolumbias, thote se ceshtja e sovranitetit ka shume rendesi per Rusine.