BE-ja pezullon mbështetjen dypalëshe për Izraelin

Komisioni Evropian ka vendosur të pezullojë mbështetjen dypalëshe për qeverinë izraelite. Komisionerja e BE-së, Dubravka Suica, e cilësoi këtë si një sinjal të rëndësishëm që konfirmon politikën e Unionit për promovimin e paqes.
Në kuadër të periudhës 2020-2024, ishin parashikuar fonde prej 14 milionë eurosh për Izraelin. Deri më tani, janë kontraktuar 4.3 milionë euro, ndërsa 9.4 milionë euro mbeten të pakontraktuara.
“Deri në njoftim të mëtejshëm, nuk do të vazhdojmë me identifikimin e përbashkët të veprimeve të reja ose nënshkrimin e kontratave,” deklaroi Suica, duke theksuar se ky vendim është marrë në mënyrë të pavarur nga ekzekutivi i BE-së.
/rtsh.al/