Berisha Ledi Shamku kendonte Alehandron me leje ndertimi

Tirane 25 nentor NOA - Kryeministri Sali Berisha akuzoi opoziten se ne reagimet e saj politike nuk qendrojne shqetesimi per qytetaret pasi ata nuk e njohin realitetin. Berisha u shpreh se deputetet socialist jetojne ne luks dhe nuk e njohin te verteten e popullit.
Ai u shpreh se ata i lene parate ne bixhoz dhe per ata ekzistojne Kazino Rexhensi ekziston kazinoja e Monte Karlos ekzistojne resortet turistike ne Frjodet e Veriut deterat e nxehta eksitojne te gjitha lukset por nuk ekziston qytetaret femijet shqiptare nxenesit shqiptare i moshuari dhe pensionistet shqiptare tha Berisha.
Ai ndal edhe ne fjalimin e deputetit Namik Dokle duke thene se nuk e njeh zonen ku eshte zgjedhur dhe se shpiku emra fshatrash qe nuk ekzistojne ne realitet.
Folklori i Namikut eshte njelloj sikur shkruante fjalimit e Sotir Kocollarit tha Berisha.
Ne sulmet e kryeministrit u permend dhe deputetja Ledi Shamku. Berisha u shpreh se firma e saj ndertuese ka marre me shume nga te gjithe ndertuesit e tjere ne Tirane.
Ledi u ke borxh ndertuesve te Tiranes 70 te lejeve te ndertimit. Jo se duket e pafajshme ajo por ajo Alehandron e ka kenduar me leje ndertimit tha Berisha.
Nga ana tjeter ai ka folur dhe per deputetet e Matit dhe te Shkodres duke theksuar se deputetet nuk dine nese ekzistojne zgjedhesit.
Po ta shohin Matin nga kullat e Fidelit nuk sheh asgje Por te them une se ne Mat do filloje rruga Mat-Klos-Peshkopi. Do filloje rruga Rreshen-Klos. Or zoteri mati nga Kullat e Fidelit te duket henor tha Berisha ne seancen sotme.
Ai u shpreh se deputetet socialist nuk kane cfare te thone me vec akuzave dhe ka kerkuar qe te nderpritet seanca e debateve per buxhetin e vitit 2011.
Si nuk flisni nje here per pensionet e pensionisteve shqiptare. Si nuk flisni per rrogat. Si mashtroni nga mengjesi ne darke e kini kthyer Parlamentin ne mashtrim. Thoni se po pakesohen shpenzimet per qytetaret kur rriten me 4 miliarde leke tha Berisha.
a.k/NOA