E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE-ja te jete me e ashper me Serbine

Zudeutsche Zajtung Nuk duhet ti bejme leshime Beogradit

Me e ashper me Serbine eshte titulli i shkrimit qe botoi dje gazeta gjermane Zudeutsche Zajtung pas vendimit te fundit te Keshillit te Ministrave te BE-se per tia kaluar kerkesen e Serbise per anetaresim ne BE Komisionit Europian qe ky i fundit te shprehe mendimin e vet per gatishmerine e Beogradit per te filluar bisedimet e anetaresimit nderkohe qe ne nentitullin e shkrimit te lartpermendur thuhet BE-ja ben gabim kur i krijon Serbise idene e mundesise se pranimit te saj.... Ne tekstin e shkrimit ne fjale midis te tjerave thuhet se ne fakt ka shume arsye qe Serbia ti afrohet BE-se sepse ai qe deshiron paqe ne Ballkan nuk mund ta anashkaloje Serbine. Por sidoqofte gazeta e njohur gjermane rekomandon se per hir te paqes nuk duhet qe veshtrimi te hidhet diku anash dhe te behen leshime politike sepse edhe shembujt e Rumanise dhe te Bullgarise treguan se synimi per nje pranim te shpejte ne BE doli se perbente pengese lidhur me percaktimin e asaj se cfare ka arritur objektivisht nje vend i caktuar aspirues ne rrugen drejt ne BE pra cfare ka arritur ai per sa i perket krijimit te shtetit te se drejtes dhe vendosjes se demokracise. Ne rastin e Serbise as nga larg nuk mund te flitet per ndonje anetaresim te ardhshem. Ministrat e Jashtem te BE-se i mundesuan Beogradit qe te bente vetem hapin e pare ne rrugen e gjate drejt anetaresimit ne BE por megjithate duke marre kete vendim ata dhane nje sinjal te gabuar ve ne dukje gazeta e mesiperme duke vazhduar me tej se heqja dore nga vete koncepti dhe nga dorezimi i krimineleve te dyshuar te tille per krime lufte si Ratko Mlladic si kusht per fillimin e bisedimeve te anetaresimit ka nje efekt negativ te dyfishte. Nga njera ane cenohet kredibiliteti sa i perket kapjes se krimineleve te luftes ndersa nga ana tjeter Beogradi tani eshte i ndergjegjshem se BE-ja eshte nje bashkebiseduese e bute qe mund te detyrohet te beje leshime duke ia portretizuar gjendjen si te rrezikshme dhe duke iu referuar trazirave ndernacionale eventuale ve ne dukje Zudeutsche Zajtung duke theksuar me tej se perkrahesit e fillimit te bisedimeve me Beogradin pa dorezimin e Mlladicit konsiderojne se nuk duhet qe nje popull te mbese peng i nje njeriu te vetem. Ata qe thone keshtu e lene qellimisht menjane faktin se Mlladicin dhe disa nga kompania e tij edhe sot e kesaj dite i mbrojne qarqet me te larta se ata jane pjese e mentalitetit shteteror serb. Nje ish-gjeneral kaq te njohur kudo qe te jete mund ta njohesh me lehtesi por megjithate ate askush nuk e ka pare ose edhe ai qe do te mund ta shihte e ta njihte gjithnje mberrinte me vonese Argument tjeter te cilit i permbahen ata qe mbeshtetesin afrimin e Serbise me BE-ne eshte se Serbia duhet te shperblehet per qendrimin e saj paqesor me rastin e shkeputjes se Kosoves. Po eshte e drejte se Serbia do te kete nje rol te rendesishem per te luajtur por kur NATO-ja dhe BE-ja ta mbyllin kapitullin e dhimbshem te Kosoves. Nuk ka asnje arsye qe Beogradit ti behen leshime ne ceshtjet europiane thekson gazeta e lartpermendur gjermane.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›