E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biserko Mungesa e dialogut demton sekretet e Kosoves

Deklarata Kreu i Komitetit serb te Helsinkit akuzon qeverine

Kryetarja e Komitetit serb te Helsinkit Sonja Biserko u ka bere thirrje autoriteteve te Beogradit qe te nisin nje dialog aktiv dhe te sinqerte me Kosoven si shtet i pavarur. Ajo tha se ka ardhur koha qe Serbia ta pranoje realitetin e ri ne rajon. Serbia ka humbur besueshmerine sepse nuk ka marre pjese aktivisht dhe do te humbase edhe ne te ardhmen nese nuk e pranon ne menyre te sinqerte kete dialog tha Biserko ne nje interviste dhene BBC-se. Biserko parashikon qe perpjekjet per ta lidhur dialogun me statusin e Kosoves do te jene te pasuksesshme dhe kerkoi bashkesise nderkombetare qe te ushtroje me shume presion mbi Beogradin. Por aktivistja e njohur per te drejtat e njeriut mendon se autoritetet serbe duan qe te perfitojne nga dialogu me Prishtinen. Beogradi ne menyre shume dinake ka kushtezuar me frustrimin per humbjen e Kosoves me kerkimin e kompensimit ne Bosnje tha ajo dhe shtoi se ne te dyja rastet askush nuk ka humbur asgje. Autoritetet serbe sipas saj duhet te pranojne realitetin e ri ne rajon. Bashkesia nderkombetare ka deklaruar se nuk mund te behet fjale per ndarjen as te Kosoves dhe as Bosnje-Hercegovines. Tani kemi te bejme me faktin se cfare statusi do te zbatohet ne Bosnje dhe ne Kosove ne kuptimin e integrimeve brenda Shteteve te Bashkuara shtoi ajo.

Sipas Biserkos mungesa e dialogut mes Prishtines dhe Beogradit godet me shume serbet ne Kosove. Ata kane pritur shume gjate mbeshtetjen e Beogradit por ajo gjithmone ka munguar sepse politika e tij eshte perqendruar ne veriun e Kosoves me idene qe ta izoloje nga Kosova tha znj. Biserko.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›