E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu Sjemi kunder zgjedhjeve brenda vitit

Kryeministri sulmon kreun e LDK-se Me kerkoi te flas ndaj Kushtetueses

LDK-ja nuk eshte kunder zgjedhjeve te jashtezakonshme. Lideri i saj Fatmir Sejdiu nuk i ka perjashtuar si opsion zgjedhjet e jashtezakonshme duke thene se LDK-ja mbeshtet rruget qe jane te pranueshme nga Kushtetuta e Kosoves. Duke folur per procesin zgjedhor ne parti Sejdiu ka lene te kuptohet se as qe ka ndermend te hiqet nga gara per kryetar te partise pavaresisht se perkrahja per kryetarin e Prishtines Isa Mustafa po rritet qe ai te kandidoje. I pyetur per deklarimin e Mustafes qe e ka lene te hapur kandidimin per lider partiak Sejdiu ka thene se LDK-ja i ka dyert e hapura per te gjithe. Sejdiu ka buzeqeshur me ironi kur eshte pyetur per brohoritjet e simpatizanteve te LDK-se qe te henen kerkuan nga Sejdiu te largohet nga LDK-ja. Ne LDK kane aderuar disa anetare te Partise Liberale te Kosoves per te cilet u tha se jane perkrahes te Frasher Demajt qe dite me pare kaloi ne LDK.

Thaci

Kryetari i Partise Demokratike te Kosoves Hashim Thaci tha se ai u qendron deklaratave te tij se kryetari i Lidhjes Demokratike te Kosoves Fatmir Sejdiu kishte kerkuar nga ai qe ta kundershtoje vendimin e Gjykates Kushtetuese e cila u shpreh se ish-presidenti Sejdiu kishte shkelur Kushtetuten duke mbajtur dy poste ne te njejten kohe. Kreu i PDK-se gjithashtu tha se edhe pse vendi eshte ne krize institucionale eshte duke u menaxhuar mire nderkohe qe edhe nje here ka akuzuar LDK-ne se me veprimet e saja per te dale nga koalicioni i ka bere dem te madh Kosoves dhe qytetareve te saj. Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci ka paralajmeruar se perkrah cdo vendim qe do te dale te enjten nga seanca e Kuvendit te Kosoves per tejkalimin e krizes. Thaci ka thene se do te respektoje vullnetin e deputeteve nese do ta perkrahin ose jo mocionin per doreheqjen e Kryeministrit. Duke iu kthyer ceshtjes se Sejdiut ai e ka perseritur qendrimin se eshte dashur te vihet ne mes shkelesit te Kushtetutes dhe mbrojtesit te saj. Kryeministri keto deklarata i ka bere ne seline e PDK-se ku ne cilesine e kryetarit te partise ka prezantuar aderimin e 10 anetareve te rinj. Ai ka thene se me ndihmen e tyre vizioni i PDK-se do te forcohet per nje qeverisje me te mire ne te ardhmen.

Ne mesin e te sapoaderuarve eshte ish-kryeredaktori i gazetes Express Berat Buzhala dhe ish-zv kryeredaktori Ilir Mirena. Gjithashtu ne liste eshte Gezim Kasapolli ish-zedhenes i Partise Social-Demokrate dhe basketbollisti Florian Miftari dhe persona te tjere. Me te zyrtarizuar aderimin ne PDK Berat Buzhala nuk kurseu levdatat per kryetarin e vet. Per Thacin Buzhala tha se ky njeri e beri luften e shpalli pavaresine dhe po e nderton shtetin.

Krasniqi

Edhe pse eshte caktuar qe seanca e radhes e Kuvendit te Kosoves te mbahet me 28 tetor ende nuk dihet nese do te kete mocion per qeverine. Kryeparlamentari Jakup Krasniqi tha se kerkesa per mocion dhe ligji per zgjedhje ende nuk jane proceduar ndersa ka mohuar se ka pasur ndikime politike ne procesin e dekretimit te gjykatesve. Keto deklarata Krasniqi i ka bere dje pas mbledhjes se Kryesise se Kuvendit me crast e ka lavderuar punen qe eshte bere ne Kuvend gjate ketij viti.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›