E Diel, 1 Nëntor 2026

BE-ja zyrtarizon liberalizimin e vizave por ve kusht respektimin e detyrimeve



Eljona Ballhysa - Ministrat e Brendshem te Bashkimit Europian votuan dje ne unanimitet te plote pro heqjes se regjimit te vizave per banoret e Shqiperise dhe te Bosnje-Hercegovines. Pas botimit ne Fletoren Zyrtare te BE-se ky vendim i hap rrugen udhetimit te lire te qytetareve shqiptare drejt vendeve te zones Shengen. Pritet qe ky vendim te hyje ne fuqi ne mesin e muajit dhjetor te ketij viti. Dje ne Bruksel ndersa kane miratuar heqjen e regjimit te vizave per shqiptaret ministrat e Brendshem te BE-se kane kerkuar respektim te detyrimeve duke e vene theksin se i gjithe procesi do te monitorohet. Ata kane kerkuar qe dy shtetet e Ballkanit te vazhdojne procesin e informimit te qytetareve ne lidhje me detyrimet qe ata duhet te respektojne. Liberalizimi i vizave nenkupton udhetim pa marre vize ne vendet e zones Shengen per 90 dite. Qytetaret nuk kane te drejte te punesohen te vazhdojne studimet apo te kerkojne azil pasi ata do te penalizohen. Komisioni Europian pas vendimit dha garanci shtese me shkrim se do te mbikeqyre rreptesisht levizjen e qytetareve nga vendet e Ballkanit Perendimor drejt BE-se me qellim qe te menjanohen abuzimet. Nje sistem i tille monitorimi aplikohet per here te pare.
Eurokomisioneret
Pas mbledhjes se Ministrave te Brendshem te BE-se vendimi per liberalizimin e vizave per shqiptaret dhe shtetasit e Bosnje-Hercegovines eshte pershendetur dje ne Bruksel edhe nga eurokomisionerja per Ceshtjet e Brendshme Sesilia Malmstrom si dhe nga eurokomisioneri per Zgjerimin Shtefan Fyle. Nepermjet nje deklarate per mediat ata e cilesuan kete nje date historike per te dyja vendet. Sot eshte nje dite historike per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen. Qytetaret e ketyre dy vendeve se shpejti do te jene te afte per te levizur me nje pasaporte biometrike pa viza ne vendet e Bashkimit Europian duke u bere pjese e kushteve te levizjes me regjim te lire te vizave ne zonen Shengen. Levizja e lire do te thjeshtesoje kontaktet mes njerezve do te zgjeroje mundesite e biznesit si dhe do tu jape mundesi njerezve te rajonit per te njohur me nga afer Bashkimin Europian - eshte shprehur eurokomisionerja Malmstrom. Ndersa eurokomisioneri Fyle eshte shprehur se te dyja shtete perfituese duhet te mos e ndalin ritmin e reformave pavaresisht vendimit per heqjen e vizave. Regjimi me viza te liberalizuara eshte prova me e mire ku reformat e vendeve sjellin nje perfitim te prekshem per qytetaret si dhe bashkepunimin e mire me vendet e Bashkimit Europian. Ne mund te vazhdojme ne kete menyre progresin e reformave te cilat duhen per ti sjelle dy vendet me afer drejt aspiratave te tyre - eshte shprehur komisioneri europian per Zgjerimin Shtefan Fyle.
Detyrimet
Gjate fjales se saj eurokomisionerja Malmstrom ka vene theksin ne domosdoshmerine e respektimit te detyrimeve qe rrjedhin nga procesi i liberalizimit te vizave nga qytetaret shqiptare. Regjimi pa viza vjen dhe me nje sere detyrimesh per te dyja qeverite dhe qytetaret e dy vendeve te cilet perfitojne nga kjo levizje e lire. Ne kornizen e meparshme te procesit te liberalizimit te vizave me Ballkanin Perendimor ne hasem nje fluks ne rritje te kerkesave per azil. Ky ka qene nje shqetesim madhor per vendet anetare te Bashkimit Europian si dhe e nxiti Komisionin Europian per te ngritur nje proces monitorimi pas liberalizimit te vizave i cili ka si synim parandalimin e rrezikut qe vjen nga keqperdorimi i procedurave te kerkesave per azil. Eshte e rendesise se madhe qe Shqiperia dhe Bosnja te vazhdojne intensifikimin e fushates informuese me synim shpjegimin e duhur te qytetareve te domethenies se levizjes se lire afatshkurter dhe se cfare perfshin ajo. Kam besimin se perpjekjet e bera nga dy vendet se bashku me mekanizmin e monitorimit do te ofrojne nje pergjigje efikase per keto shqetesime si dhe do tu mundesoje qytetareve te Shqiperise dhe Bosnje- Hercegovines qe te perfitojne nga kjo mundesi historike - eshte shprehur komisionerja Malmstrom.
Nje nga protagonistet e ketij procesi eshte edhe Tanja Fajon eurodeputetja sllovene njekohesisht raportuese per Shqiperine e cila nxiti vendimin per liberalizimin e vizave me Shqiperine dhe Bosnjen. Une jam e lumtur. Kjo eshte nje dite e madhe per Shqiperine dhe shqiptaret te cilet prej mesit te dhjetorit do te mund te levizin te lire. Ky proces eshte i rendesishem dhe ka me vete pergjegjesi. Shtetasit shqiptare nuk duhet te shkojne ne vendet e zones Shengen per azil apo te shkelin afatin 90-ditor - tha Fajon.

Si nisi procesi i liberalizimit te vizave

Procesi i liberalizimit te vizave per Ballkanin Perendimor ze fill ne Samitin e Selanikut ne qershor te vitit 2003. Ne kete samit Bashkimi Europian konfirmoi perspektiven europiane per Ballkanin Perendimor. Pas kesaj deklarate u deshen edhe 4 vjet e gjysme per nje hap konkret. Pas negociatash te shumta dhe jo te lehta me 1 janar 2008 hyri ne fuqi lehtesimi i regjimit te vizave per shtetasit shqiptare. Kjo do te thoshte qe per studentet gazetaret shkencetaret dhe biznesmenet e Ballkanit Perendimor perfshire Shqiperine duheshin me pak dokumente per te marre nje vize Shengen dhe se viza do te ishte falas. Pas lehtesimit te regjimit te vizave per Shqiperine dhe vendet e tjera te Ballkanit Perendimor do te duheshin edhe 6 muaj te tjere qe Komisionit Europian ti hapej drita jeshile per tu paraqitur vendeve te Ballkanit Perendimor udherrefyesin per nje regjim pa viza.
Me 3 qershor 2008 zevendespresidenti i Komisionit Europian Franko Fratini prezantoi ne Tirane Udherrefyesin permbushja e kushteve per te cilin do te conte ne heqjen e vizave per Shqiperine. Franko Fratini parashikoi nje kohezgjatje prej nje viti por Shqiperise e cila nuk kishte nisur ende prodhimin e pasaportave biometrike do ti duhej nje kohe me e gjate. Keshtu me 19 dhjetor 2009 shqiptaret dhe boshnjaket nuk munden te gezonin levizjen pa viza si serbet malazezet dhe maqedonasit. Do te duhej gati dhe nje vit qe pas verifikimeve te shumta ne terren me 15 shtator 2010 Komisioni Europian te shpallte se Shqiperia i kishte permbushur kriteret per liberalizimin e vizave. Pas kesaj me 7 tetor ishte vota historike ne Parlamentin Europian qe i hapi rrugen votes tjeter historike ne Bruksel e cila do te beje te mundur qe pas pak ditesh shqiptaret te udhetojne pa viza ne hapesiren Shengen.

9 Nentor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›