E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liberalizimi i vizave qeveria dhe opozita perplasen per meritat



Eljona Ballhysa - I menjehershem ka qene reagimi i udheheqjes politike shqiptare fill pas marrjes se vendimit te djeshem nga ministrat e Brendshem te Bashkimit Europian. I pari qe ka pershendetur vendimin per liberalizimin e vizave per shqiptaret ka qene pikerisht kryeministri i vendit Sali Berisha. Ai e ka cilesuar kete nje ngjarje historike per shqiptaret dhe realizimin e nje endrre te kahershme. Por ashtu sic pritej kreu i qeverise gjate fjales se tij ka bere te ditur se ky vendim nuk do te ishte marre nese qeveria qe ai drejton nuk do te kishte ndermarre reformat e nevojshme.
I ndryshem ka qene reagimi i pales opozitare. Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ndersa ka pershendetur vendimin duke e cilesuar si nje ngjarje historike per vendin ka bere apel qe politika ne nje dite te tille te beje nje hap prapa dhe tu lere hapesira qytetareve te festojne rrezimin e murit te fundit ndares me Europen. Por edhe Rama eshte shprehur se ndihet krenar per kontributin qe PS-ja ka dhene per kete proces te rendesishem per vendin.
Nje apel te ngjashem ka bere dhe Presidenti i Republikes Bamir Topi ne mesazhin e tij drejtuar qytetareve shqiptare. Ai e ka cilesuar vendimin e BE-se si nje sukses te perbashket mbi te gjitha nje gezim qytetar. Eshte nje gezim i shumepritur qe duhet ndare si sukses i perbashket nje sukses qytetar i enderruar gjate nga nje prej popujve me te vjeter te kontinentit europian. Kjo eshte data e trete me e rendesishme per shqiptaret pas shpalljes se pavaresise dhe renies se komunizmit - eshte shprehur kreu i shtetit shqiptar. Ai tha se pas ketij vendimi duhen par sfidat qe presin dhe qe kerkojne impenjim maksimal. Pa harruar se te tjera sfida na presin. Ato kerkojne impenjimin maksimal te gjithsecilit te institucioneve ne radhe te pare e te politikes ne vecanti si projektuese e vullneteve vendimmarrese per procesin ne vazhdim te integrimit te plote te vendit ne Bashkimin Europian. Edhe vendimin e sotem per levizjen e lire duhet ta shohim ne kete kendveshtrim si nje nxitje per te vazhduar me tej e per tu permiresuar jo vetem ne angazhimet e marra me faktoret nderkombetare por edhe ne zbatim te kontrates sociale me qytetaret. Atehere le ta kapim kete moment te arte duke kapercyer cdo ndasi keqkuptim apo interes thjesht politik - eshte shprehur presidenti Topi.
Maxhoranca
Vendimi i sotem shenon shnderrimin ne realitet te endrres me te bukur te te rinjve shqiptare te qytetareve shqiptare shenon arritjen me te madhe per lirine dhe dinjitetin e tyre pas renies se perdes se hekurt - eshte shprehur dje gjate fjales se tij kryeministri Berisha. Ai tha se ky vendim vjen si nje shperblim i madh per sakrificat tona mbinjerezore per liri dhe dinjitet. Ne jemi te vetmit qe numerojme me dhjetera e dhjetera te rinj te rene ne kufi nga janari i vitit 90 deri ne dhjetorin e tij. Sot shqiptaret nuk do te jene kurre me te ndare per se gjalli me njerezit e tyre me te dashur. Te rinjte shqiptare nuk do te kene me kufizime ne ambiciet dhe pasionet e tyre te lirise. Sipas kryeministrit ky vendim para se gjithash eshte vendim besimi ndaj ketij vendi. Me pas Berisha ka renditur disa nga reformat e ndermarra nga qeveria e tij te cilat sipas tij bene te mundur liberalizimin e vizave. Ky vendim eshte fund e krye i merituar. Ky vendim u be i mundur vetem e vetem pasi qeveria shqiptare me zero tolerance vendosi para ligjit mbi 200 banda dhe grupe kriminale. Qeveria shqiptare me vendosmeri te madhe luftoi korrupsionin. Ky vendim u be i mundur vetem e vetem pas zgjedhjeve te lira dhe te ndershme. Ky vendim u be i mundur pasi me reformat e thella u shkeputem nga prapambetja shekullore - u shpreh Berisha.
Opozita
Edhe kreu i Partise Socialiste Edi Rama ne mesazhin e tij e cilesoi diten e djeshme nje dite te shenuar ne historine e te gjitha perpjekjeve te ketij vendi per tu bere pjese e Europes. Europa eshte nje enderr e vjeter shqiptare eshte nje enderr per te cilen ky vend ka pershkuar rrugetime me plot veshtiresi me plot sakrifica e madje edhe me plot viktima. Gjate fjales se tij Rama i beri thirrje politikes qe te bente nje hap mbrapa per tua lene qytetareve te ketij vendi mundesine qe ta shijojne kete dite pa trazuar nga tamtamet e propagandes dhe nga shprehjet e papershtatshme dhe pa vend dhe te rrahjes se gjoksit se e kujt eshte merita per kete. Sipas tij gjithsekush ka bere sa ka mundur ne kete proces per vite e vite me radhe dhe askush nuk mund ta marre ta privatizoje dhe ta monopolizoje per cfaredo interesi dhe qellimi kete vendim. Une jam sot krenar per ate cka ka bere PSSH ne raport me perpjekjen per tia arritur kesaj dite. Kontribute te dhena ne kushte e pozicione te ndryshme. Kontribute te dhena ne perpjekjen e stermundimshme per te ringritur nje shtet te varrosur ne germadhat e piramidave vite me pare. Kontribute te dhena ne te gjitha hapesirat e ne te gjitha korridoret ku ne kemi mundur te levizim sot ne opozite per te folur me miq e me partnere jo per ti bindur qe shqiptaret e Shqiperia e meritojne te levizin pa viza sepse kjo ka qene nje bindje e kahershme europiane por per ti nxitur qe Shqiperia e shqiptaret te mos penalizohen per shkak te zvarritjeve dhe te mangesive te dukshme te qeverise apo te qeverive te tyre - eshte shprehur lideri i opozites.

Shkurt

Volfart Shqiptaret ta perdorin me pergjegjshmeri kete vendim

Vendimi per liberalizimin e vizave per qytetaret shqiptare eshte pershendetur dje edhe nga ambasadori i prezences se OSBE-se ne Shqiperi Eugen Volfart. Ne nje njoftim per mediat ambasadori i OSBE-se e ka cilesuar historike diten e djeshme per qytetaret shqiptare. Ai ka nenvizuar se vendimi i BE-se eshte nje shenje besimi qe i jepet shtetit shqiptar ne rrugen drejt integrimit europian. Po keshtu Volfart ka shprehur bindjen se qytetaret shqiptare do ta perdorim me pergjegjshmeri te drejten e levizjes se lire duke respektuar detyrimet qe rrjedhin nga ky proces. Kjo eshte nje dite e gezueshme dhe vertet historike per te gjithe qytetaret shqiptare. Vendimi i marre sot ne Bruksel perben nje vote te qarte besimi nga te gjitha vendet anetare te Bashkimit Europian dhe jam i sigurt se cdo qytetar shqiptar do ta perdore me se miri kete liri te re ne menyre te plote e te pergjegjshme - eshte shprehur Volfart.

Thaci pershendet vendimin per Shqiperine dhe Bosnjen

Kryeministri ne doreheqje i Kosoves Hashim Thaci e ka quajtur historik per Shqiperine vendimin e marre nga Bashkimi Europian per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare. Thaci ka uruar edhe homologun e tij Sali Berisha per kete sukses te Shqiperise ne rrugen e saj drejt integrimit ne Bashkimin Europian. Deshiroj edhe nje mesazh ti dergoj homologut tim kryeministrit Sali Berisha sot kur per Shqiperine po ndodh nje histori kur eshte marre vendimi per liberalizimin e vizave per Shqiperine. Uroj kryeministrin Berisha popullin shqiptar dhe gjithe spektrin politik per kete sukses historik per Shqiperine popullin shqiptar per paqen dhe stabilitetin ne rajon dhe per perspektiven europiane - deklaroi ai. Thaci tha se beson se shume shpejte edhe Kosova do te jete pjese e liberalizimit te vizave.

Haxhinasto Vendimi rrezoi murin e fundit ndares mes shqiptareve dhe Europes

Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto ne mesazhin e tij te urimit tha se vendimi per heqjen e vizave rrezoi murin e fundit ndares mes shqiptareve dhe Europes. Gjate fjales se tij Haxhinasto tha se eshte bere nje pune e madhe gjate ketyre viteve per te perfituar liberalizimin e vizave. Gjate ketyre viteve si ne ashtu dhe BE-ja punuam per te ndertuar uren qe na lidh me Perendimin dhe qe e ben me te prekshme se kurre perkatesine tone historike gjeografike dhe kulturore europiane. Jam i bindur se levizja pa viza drejt BE-se do te deshmoje serish se qytetaret shqiptare jane qytetare europiane se e duan Europen por dine edhe ta respektojne ate se cmojne kete te drejte qe po u jepet duke zbatuar detyrimet. Ky akt kaq solemn dhe historik na inkurajon per te cuar me tej me shpejtesi dhe efikasitet axhenden europiane te Shqiperise - eshte shprehur Haxhinasto.

Meta Liberalizimi i vizave shenon fundin e te gjitha barrierave

Zevendeskryeministri njekohesisht minister i Ekonomise Ilir Meta e cilesoi vendimin e djeshem te ministrave te Brendshem te Bashkimit Europian per liberalizmin e vizave per qytetaret shqiptare fundin e te gjitha barrierave dhe pengesave per te levizur te lire ne hapesiren Shengen. Ne nje prononcim per mediat pas perfundimit te konferences se 6-te nderkombetare per kerkime shkencore te mbajtur ne ambientet e Universitetit Politeknik te Tiranes numri dy i qeverise uroi gjithe qytetaret shqiptare per kete dite te jashtezakonshme ne historine e tyre. Zevendeskryeministri nenvizoi se vendimi eshte rezultat i arritjeve te medha i standardeve te plotesuara duke realizuar nje aspirate te jashtezakonshme per te gjithe shqiptaret nenat dhe te rinjte shqiptare.

Topalli Liberalizimi i vizave eshte shperblim i merituar

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka pershendetur dje vendimin e ministrave te Brendshem te BE-se per liberalizimin e vizave per qytetaret shqiptare. Ne nje mesazh urimi Topalli eshte shprehur se liberalizimi i vizave eshte nje vendim i merituar ne saje te reformave te ndermarra nga qeveria shqiptare dhe nuk eshte kurrsesi nje dhurate. Duke e vene theksin te reformat Topalli nuk la pa permendur edhe punen e deputeteve shqiptare e cila sipas Topallit coi ne vendimin unanim per heqjen e vizave. Sot shqiptaret fituan levizjen pa viza nje dimension themelor i te drejtave te njeriut. Sot ne kemi fituar mbi sfidat e veshtira qe ne duhet te permbushnim.
Kjo liri ka ardhur per shkak te nje perkushtimi te madh te nje pune titanike qe kemi realizuar gjate ketyre viteve - eshte shprehur Topalli.

9 Nentor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›