E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligjet Manjola Bejleri kandidatja e Topit per Gjykaten e Larte sulmohet nga PD-ja



Eneida Jacaj - Kandidatja e presidentit Bamir Topi per ne Gjykaten e Larte Manjola Bejleri gjate seances degjimore dje ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve u sulmua ashper nga maxhoranca. Ankimimi i ligjit te lustracionit ne Gjykaten Kushtetuese nga Shoqata e Gjyqtareve ku Bejleri eshte kryetare ishte objekti i debatit ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve nga ku mori shkak edhe sulmi i maxhorances. Bejleri u akuzua nga deputeti i Partise Demokratike Fatos Hoxha se ka vepruar per qellime politike lidhur me qendrimin e mbajtur per ligjin e dosjeve duke e ankimuar ne Gjykaten Kushtetuese. Ky ligj eshte ankimuar me heret nga Partia Socialiste me firmen e 35 deputeteve ne Gjykaten Kushtetuese dhe eshte pasuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Forumi i Avokateve. Pas opozites Komitetit Shqiptar te Helsinkit Forumit te Avokateve ka qene Shoqata e Prokuroreve ajo qe ka dorezuar ne Gjykaten Kushtetuese ankimimin per ligjin e pastertise se figures se zyrtareve te larte. Per ligjin e dosjeve jane bere kritika te herepashershme edhe nga zyrtare europian dhe amerikane te cilet kane kerkuar konsensus politik mes forcave.
Debatet
Jeni ne krye te nje shoqate gjyqtaresh dhe keni kundershtuar shpeshhere nismat ligjore te maxhorances. Mua me jane dukur qendrime politike veprimet e juaja - tha Hoxha. Ndersa nga ana tjeter Bejleri hodhi poshte akuzen e deputetit Hoxha. Te thuash qe nje gjyqtare ka mbajtur qendrim politik eshte akuze e rende. Ne kemi zbatuar vetem ligjin - tha Bejleri.
Kandidatja e presidentit Bamir Topi per Gjykaten e Larte kerkoi nga ligjvenesit te mos pyetet per aktivitetin dhe qendrimet e mbajtura nga kjo e fundit ne krye te Shoqates se Gjyqtareve gje qe eshte ironizuar nga kreu i Komisionit Parlamentar te Ligjeve Ilir Rusmali. Eshte nje menyre elegante per tiu shmangur pergjegjesive dhe pyetjeve. Pyetjeve nuk duhet tiu shmangeni - iu drejtua Rusmali Bejlerit. Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj e akuzoi Bejlerin per konflikt interesi pasi ka qene pjese e grupit te eksperteve qe u konsultua presidenti Topi per zgjedhjen e kandidateve. Ne grupin e dyte te eksperteve te presidentit nuk jane diskutuar kriteret per kandidatet e Gjykates se Larte - u shpreh Alibeaj. Ndersa Bejleri replikoi Nuk mendoj se jam ne konflikt interesi.
Dekretet
Lufta e ftohte mes presidentit Bamir Topi dhe maxhorances ka ardhur duke u ashpersuar. Maxhoranca gjithmone ka shprehur pakenaqesi lidhur me dekretet e Topit per Gjykaten Kushtetuese dhe ate te Larte. Kjo pakenaqesi ka arritur kulmin kur nje grup deputetesh te Partise Demokratike i dergoi nje kerkese Gjykates Kushtetuese nepermjet se ciles kerkoi interpretimin e dy neneve te Kushtetutes per menyren e perzgjedhjes dhe dekretimit te kandidateve per anetare ne keto dy gjykata. Nepermjet kerkeses maxhoranca ka nenkuptuar shprehjen e pakenaqesise per kandidaturat e dekretuara deri tani nga kreu i shtetit. Keshtu demokratet kerkojne percaktimin e kritereve te sakta per menyren e perzgjedhjes se gjyqtareve si dhe percaktimin e qarte te kompetencave te dy institucioneve qe merren me propozimin dhe miratimin e kandidateve.

Box

Kerkesa e PD-se per dekretet e Topit drejtuar Kushtetueses

Kerkesa e demokrateve drejtuar Kushtetueses qe ne fillim kerkon sqarimin e kompetencave te Presidentit dhe te Kuvendit. Ky sistem emerimi i adaptuar nga Kushtetuta i ve subjektet qe perfshihen ne te perpara kerkeses se respektimit te parimit te luajalitetit kushtetues i cili shpreh ne thelb respektin e ndersjelle nga secili subjekt ndaj kompetencave te tjetrit si dhe nenkupton krijimin e nje raporti bashkepunimi midis tyre. Ne rastin ne shqyrtim ky parim kerkon nga Presidenti i Republikes dhe Kuvendi i Shqiperise qe ne zgjedhjen e cdo gjyqtari te udhehiqen nga i njejti objektiv - per te siguruar nje perberje cilesore dhe te pershtatshme te gjykatave - shkruhej ne kerkesen e PD-se. Me tej demokratet kerkonin percaktimin e kritereve te qarta per menyren e perzgjedhjes se kandidateve per anetare te Gjykates se Larte dhe atyre te Gjykates Kushtetuese si dhe ku ndryshojne keto kritere per secilen gjykate. Nje prej aspekteve me te rendesishme ne kete drejtim perfshin kerkesat e kualifikimit per nje pozite ne anetaresine e Gjykates se Larte ose Gjykates Kushtetuese. Pervec saktesimit te rolit te secilit institucion Presidentit dhe Kuvendit ne momentet aktuale eshte e domosdoshme edhe saktesimi procedural ne secilin hap qe hedhin institucionet qe nga krijimi i vakances deri ne plotesimin e saj sipas Kushtetutes se Republikes se Shqiperise. Udherrefyes te tille procedurale sidomos ne procesin e perzgjedhjes se kandidaturave mungojne dhe pa to perberja cilesore dhe e pershtatshme e gjykatave paraqitet me fizionomi te cunguar - shkruhej ne kerkesen e PD-se drejtuar Kushtetuese. Me tej deputetet demokrate kerkonin te saktesonin se cilet gjyqtare kane mandat 9-vjecar dhe cilet kane mandat 3-vjecar ne Gjykaten Kushtetuese.

Tahiri Heqja e vizave eshte vendim historik

Deputeti i Partise Socialiste Saimir Tahiri ne nje lidhje telefonike nga Brukseli e ka cilesuar vendimin e liberalizimit te vizave nje dite historike. Ai vuri ne dukje arritjet e qeverise por njekohesisht edhe mangesite per nje proces i cili duhej te realizohej kohe me pare.
Bashkimi Europian i dha mundesi shqiptareve per te qene me europiane te ndihen me te lire - u shpreh Tahiri. Sipas Tahirit Shqiperia kaloi nga lista negative ku shqiptaret duhej te leviznin me viza ne nje liste pozitive tashme pa viza.
Eshte nje histori suksesi ku procesin me vendet e Ballkanit e nisem te gjithe ndersa Shqiperia arriti objektivat e duhura - tha deputeti Tahiri. Nderkohe Tahiri akuzoi maxhorancen pasi qeveria sipas tij nuk ka bere aq sa duhej qe shqiptaret te ishin mundesi te leviznin me pare drejt BE-se.

9 Nentor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›