"BE, jashte bisedimeve Prishtine-Beograd"
Autoritetet e Kombeve te Bashkuara dhe te Bashkimit Evropian ne Kosove, hedhin poshte mundesine e perfshirjes se nje perfaqesuesi te BE-se ne bisedimet indirekte Prishtine-Beograd. Perfshirja e Bashkimit Evropian ne bisedimet midis administrates se Kombeve te Bashkuara dhe Beogradit, nuk vleresohet si opsion real nga zyrtare vendore dhe nderkombetare ne Prishtine. Bisedimet mbi ceshtjet teknike si policia, gjyqesia dhe doganat, fusha keto te cilat duhet te jene nen mbikeqyrjen e misionit te Bashkimit Evropian, aktualisht udhehiqen nga kreu i misionit te OKB-se ne Kosove, i cili vepron ne kuader te Rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit. UNMIK-u mohon te kete njohuri lidhur me mundesine e perfshirjes se BE-se ne keto bisedime. Zedhenesi i UNMIK-ut, Aleksander Ivanko thote se deri me tani nuk eshte i njoftuar mbi ndonje kerkese eventuale nga Bashkimi Evropian, per t'u inkuadruar ne keto bisedime. "Duhet te pyesni Bashkimin Evropian. Por, nuk kam njohuri per kete. Ne aktualisht kemi nje dialog teknik ndermjet Prishtines dhe Beogradit, ndersa nuk jam i njoftuar per nje kerkese qe Bashkimi Evropian te kete bere per t'u perfshire ne keto bisedime", thote Ivanko. Te njejten gje e kane pohuar edhe perfaqesues te Bashkimit Evropian ne Kosove. Qeveria e Kosoves nuk komenton fare, idene e futjes se pales se BE-se ne bisedimet indirekte Prishtine-Beograd. Zedhenesi i ekzekutivit kosovar, Memli Krasniqi, thote se nuk ka njohuri per zhvillimin e bisedimeve te tilla dhe se autoritetet kosovare do te jene te gatshme te bisedojne me te gjitha shtetet, por vetem ne cilesine e shteteve te pavarura. "Une nuk e di se cilave bisedime ju referoheni ju, duke thene se ka kohe qe po zhvillohen, por ajo qe mund t'ju them eshte se ne kemi gatishmeri qe te zhvillojme takime, bisedime dhe raporte me te gjitha shtetet fqinje, duke filluar nga Shqiperia, Maqedonia dhe Mali i Zi, ne te ardhmen me siguri edhe me Serbine, gjithmone ne interes te perbashket per stabilitetit rajonal ne thellimin e vizionit dhe te perspektives perendimore dhe euroatlantike", shprehet Krasniqi. Bisedimet e ashtuquajtura teknike ndermjet Prishtines dhe Beogradit nen udheheqjen e UNMIK-ut akoma nuk kane rezultuar me ndonje marreveshje mbi ceshtjet akoma te pazgjidhura ndermjet dy vendeve, sic jane policia, gjyqesia, doganat, administrimi i vijes kufitare, fusha keto te cilat ne te ardhmen pritet te mbikeqyren nga misionet e BE-se ne vend.
Tadic: Tre kushte per te pranuar EULEX-in
Per Serbine EULEX-i eshte i pranueshem me tri kushte, qe ne Kosove te jete me nje vendim te Keshillit te Sigurimit te KB, qe te jete neutral sa i perket statusit dhe qe te mos zbatohet plani i Ahtisaarit. Kesht ka deklaruar presidenti serb, Boris Tadic, per pranimin e misionit te Bashkimit Evropian ne shtetin fqinj. Sipas Tadicit, as deputetet evropiane nuk kane pasur asnje verejtje per kerkesen e Beogradit qe EULEX te jete neutral sa i perket statusit
Tadic: Tre kushte per te pranuar EULEX-in
Per Serbine EULEX-i eshte i pranueshem me tri kushte, qe ne Kosove te jete me nje vendim te Keshillit te Sigurimit te KB, qe te jete neutral sa i perket statusit dhe qe te mos zbatohet plani i Ahtisaarit. Kesht ka deklaruar presidenti serb, Boris Tadic, per pranimin e misionit te Bashkimit Evropian ne shtetin fqinj. Sipas Tadicit, as deputetet evropiane nuk kane pasur asnje verejtje per kerkesen e Beogradit qe EULEX te jete neutral sa i perket statusit