Nafta dje cmimi 70 USD per fuci
Nje fuci nafte ne tregun nderkombetar u shit dje me 70 dollare ne tregun nderkombetar nga rreth 80 USD qe ishte tre dite me pare. Cmimi ra ne keto nivele pasi bursat ne te gjithe boten nuk u treguan optimiste nga planet e shpetimit te bankave. Ne tregun vendas renia e cmimit nuk po reflektohet, pavaresisht se nje fuci nafte qe nga qershori ka rene me gati 75 dollare. Vendet prodhuese te naftes jane te alarmuara nga kjo situate dhe kane lene nje takim keto dite. Renia e cmimeve te naftes ne tregun nderkombetar eshte stimuluar edhe nga raportet e ngadalesimit te rritjes ekonomike. Nderkohe qe analistet lajmerojne se, nese recensioni ne ekonomine boterore vijon, cmimi i naftes do te shenoje ulje te metejshme. Agjencite e lajmeve nderkombetare njoftojne se nga muaji qershor cmimi i naftes per nje barele eshte ulur ne me shume se, 45 per qind. Nga 145 dollare qe u shit nje fuci nafte ne muajin qershor, tani nuk shitet me shume se, 70 dollare. Nderkohe qe ekspertet lajmerojne ulje te tjera te cmimit. Kriza qe po kalojne tregjet financiare nderkombetare eshte shtrire shume shpejt edhe ne ekonomine reale te globit.