Trajneri Kuerioz: Portugalia do te kualifikohet
Ashtu si po luanin nuk do te shenonim gjate gjithe nates
Barazimi me Shqiperine u prit mire nga Shqiperia, por pas ndeshjes trajneri i Portugalise e ka pasur te veshtire te fliste per barazimin pa gola ndaj perfaqesues sone qe luajti me nje lojtare me pak. "Ne jemi te pashprese dhe te zhgenjyer me kete rezultat. Nuk mund ta kisha parashikuar ne asnje moment kete barazim. Por me cfare me pane syte, te them te verteten, nuk e di se cfare duhet te beja qe te fitohej ajo ndeshje. Ne kemi nje mundesi per te ndrequr, duke analizuar veten, duke nisur nga humbja me Danimarken" - tha trajneri Kuerioz. "Ndeshja pati nje kuptim. Lojtaret bene gjithcka qe ajo te fitohej dhe raste per gol nuk na munguan, por ndonjehere futbolli eshte agoni. Kisha nje ndjenje, se edhe po te qendronim gjithe naten ne fushe, prape nuk do te mund te shenonim ndaj Shqiperise," - tha ai. Pavaresisht rezultateve zhgenjyese, trajneri i Portugalise ka deklaruar se: "Nuk ka dyshim qe do te luajme per pike, ne te gjitha ndeshjet e mbetura qe te sigurojme kualifikimin ne finalet e Kampionatit Boteror. E di se eshte e veshtire te flasesh tani, pasi shtypi dhe tifozet jane te zemeruar me ekipin, por ne do t'i kalojme problemet dhe dot jemi ne boteror," - premtoi trajneri i Portugalise.
Ai nuk foli shume per raste e humbura nga portugezet, ne ndeshjen e se merkure, ne Brage. "Ne duhet te nxjerrim pergjegjesite e ndeshjes. Gjate lojes ndryshuam skemat per te fituar. Luajtem per shume minuta me 3 mbrojtes, dy mesfushore dhe te tjeret ishin ne sulm. Por topi ishte gjithmone me portierin e Shqiperise. Veshtire eshte qe te kuptosh pse Portugalia nuk fitoi ndeshjen me Shqiperine, por e verteta eshte e tille,", tha trajneri i Portugalise ne fund te komentit te tij.