E Diel, 1 Nëntor 2026

BE jo e gatshme për një përfaqësues të vetëm në FMN

Deklarata vjen nga shefi i ekzekutivit të bllokut evropian, megjithë gatishmërinë e vendeve të BE-së për t’u shprehur përmes një zëri të vetëm.

"A janë të gatshme shtete për një përfaqësues të vetëm të BE-së? Realisht mendoj që ende nuk janë të gatshëm", deklaroi presidenti i komisionit evropian, Jose Manuel Barroso gjatë një konference për shtyp.
    
Barroso iu përgjigj kështu pyetjes nëse 27 vendet e BE-së duhet të kenë vetëm një përfaqësues në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN).
    
Ministrat e financave të zonës euro do të diskutojnë mbi këtë çështje në vijim të ditës së sotme. Shtetet anëtare ngurrojnë të braktisin vendet e tyre kombëtare në bordin e FMN-së dhe forume të tjera si G7-a e vendeve të industrializuara, apo G8-a, ku përfshihet edhe Rusia.
    
Vendet e BE-së përballen gjithashtu me presionin për të ulur përfaqësimin e tyre në FMN për të mundësuar përfaqësimin e Kinës dhe ekonomive të tjera në zhvillim, që po luajnë një rol të rëndësishëm në financimin e Fondit.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›