E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet bilanci i viktimave nga përleshjet në Kinë

Sipas protestuesve, familjarët e tyre janë arrestuar pa të drejtë gjatë rebelimit të së dielës në kryeqendrën rajonale, Urumqi. Policia kineze arrestoi më shumë se 1400 persona gjatë protestave. Disa gazeta të Xinjiang publikuan fotografi të akteve të dhunës së përgjakshme.
     
Agjencia shtetërore e lajmeve, Hsinhua njoftoi se të paktën 1434 persona u arrestuan, ndërsa banorët lokalë thanë për Reuters se policia kineze po kryente akte diskriminuese në zonat e banuara nga Uigurët.
     
Pavarësisht masave të sigurisë, disa protesta filluan në rajonet e paqëndrueshme ku tensionet etnike përfundojnë shpesh në gjakderdhje.
     
Agjencia e lajmeve Hsinhua nuk dha asnjë informacion për përdorim force nga ana e policisë, por shpjegoi se janë vendosur pika kontrolli ndërmjet aeroportit të Kashgarit dhe qendrës së qytetit. Kashgari është në perëndim të Xinjiangut.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›