Shtypi rus: Vizita e Barak Obamës një fillim i ri
"Përmirësimi i shumëpritur u arrit", ishte titulli kryesor i të përditshmes "Izvestia".
"Edhe pas ditës së parë të bisedimeve të Obamës në Moskë, mund të konstatojmë se, presidenti amerikan dhe homologu rus Dimitri Medvedev shtypën me siguri butonin virtual 'rifillim' të marrëdhënieve ruso-amerikane", i bënte jehonë e përditshmja "Vremia Novostei".
"U kthye faqja e të kaluarës", deklaroi gazeta "Novye Izvestia".
"Duke patur parasysh karakterin e marrëdhënieve ruso-amerikane të viteve të fundit, lista e marrëveshjeve të arritura duket shumë e madhe", thekson e përditshmja "Kommersant".
Presidenti Barak Obama dhe homologu rus Dimitri Medvedev ranë dakord dje për të zvogëluar me një të tretën arsenalet e tyre bërthamore strategjike.
Përveç kësaj, Rusia autorizoi përdorimin e hapësirës së saj ajrore për transitin e ushtarëve dhe të materialeve ushtarake amerikane me destinacion Afganistanin, një marrëveshje shumë e rëndësishme politikisht për Obamën, i cili e ka bërë luftën në Afganistan një nga prioritetet e tij të mëdha ndërkombëtare.
Në shenjë të përmirësimit të marrëdhënieve, Moska dhe Uashingtoni ranë dakord gjithashtu për të rifilluar aktivitetet e përbashkëta ushtarake të pezulluara në gusht të vitit 2008, kur u zhvillua lufta ruso-gjeorgjiane.