E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor”, Rama për dialogun Kosovë-Serbi: Nuk zgjidhet sot me shkop magjik

Kryeministri Edi Rama, e cilëson një ngjarje të jashtëzakonshme mbajtjen e Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë. Sipas Ramës, Samiti është një sinjal i fortë i vetëdijes se Bashkimi Evropian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, po aq sa Rajoni ka nevojë për Unionin.

“Për ne kjo është e jashtëzakonshme. diçka që është diçka që ai me imagjinatën më guximtare s’do kishte përfytyruar çdo ndodhte. Është një sinjal i fortë i vetëdijes së BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE. Kjo është shumë e rëndësishme. Meqë ra fjala, deri dje kishim një mot si në BE, por nuk mund t’iu mirëprisnim me atë mot, dhe sollëm diellin për ju. Shpresoj ta vlerësoni”, tha Rama.

Pyetur nga mediat për dialogun Kosovë-Serbi, nëse do të jetë çështje që do të diskutohet në Samit, Rama u shpreh se BE nuk ka magjinë që ta zgjidhë sot këtë konfliktin. Sipas kreut të qeverisë, kjo çështje do kërkojë kohën e vetë për të marrë zgjidhje.

“Është një pyetje për Serbinë dhe Kosovën, nëse do zgjidhet sot, do doja të ishte kështu. Që BE të kishte këtë lloj magjie. Por nuk është kështu. Është e vështirë do kërkojë kohën e vetë. Ballkani Perëndimor nuk ka qenë kurrë më mirë në histori të vetë dhe shqiptarët veçanërisht qoftë në Shqipëri, Kosovë nulk kanë qenë kurrë më mirë në historinë e tyre. Ka një ndryshim shumë të madh se këtu është rock and roll në Bruksel është vetëm simfoni. Është më pak e mërzitshme se Brukseli. E patë vetë që ishim të lumtur”, tha Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›