E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE kerkon pasaporte per tregjet e saj

Banka Boterore ka zgjedhur organizimin e nje seminari per te trajnuar 16 eksperte nga Shqiperia e Maqedonia lidhur me shenjen e konformitetit evropian (CE), e domosdoshme per eksportet ne tregjet evropiane te 22 produkteve. Ekspertet shqiptare u trajnuan per certifikimin me shenjen e CE-se. Ata fituan njohuri te pergjithshme per sa i perket certifikimit me shenjen CE dhe tashme te gjithe ata do te duhet te specializohen ne fusha specifike te direktivave evropiane. Ky seminar eshte i pari ne linjen e trajnimeve qe do te zhvillohen nga IFC-ja per sa i perket njohjes dhe aplikimit te Shenjes CE dhe Direktivave Evropiane, si pjese e projektit te saj per standardet nderkombetare dhe rregullat teknike. Trajnimi i konsulenteve nga rajoni eshte nje pjese e rendesishme e ketij programi, sepse ndihmon ne ngritjen e kapaciteteve lokale, te cilat do te punojne ngushte dhe do te ndihmojne kompanite shqiptare dhe te rajonit ne pergatitjen e tyre dhe te produkteve te tyre qe te pranohen ne tregjet e vendeve te Bashkimit Evropian. Prezantuesit ne kete trajnim ishin nga institutet sllovene SIQ dhe ZAG, dhe qellimi i trajnimit ishte te ndihmonte ne krijimin e nje grupi te pare konsulentesh ne kete fushe. Qellimi kryesor i direktivave evropiane dhe shenjes CE eshte sigurimi i qarkullimit te lire te mallrave ne EEA (Zona Ekonomike Evropiane), ne perputhje me kerkesat thelbesore pas kalimit ne nje procedure vleresimi te konformitetit. Vendosja e shenjes CE eshte nje menyre e permbledhur per ta fiksuar ate fizikisht mbi produktin dhe qe simbolizon perputhshmerine e produktit ndaj kerkesave thelbesore te direktivave perkatese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›