PDK dhe LDK do te krijojne koalicionin e ri qeverises te Kosoves
PDK-ja dhe LDK-ja kane arritur marreveshjen per formimin e koalicionit qeverises te Kosoves, formula e te cilit do te shpallet zyrtarisht sot. Sipas mediave kosovare, PDK-ja, LDK-ja dhe pakicat do te jene pjese e kabinetit te ardhshem qeveritar. Sipas marreveshjes, partia fituese e Hashim Thacit do te kete 7 ministri, LDK-ja 5 dhe pakicat 3. LDK-ja do te kete edhe nje zevendeskryeminister, si dhe presidentin e vendit. Sipas kesaj formule te koalicionit qe pritet te shpallet zyrtarisht sot, Aleanca Kosova e Re, Aleanca per Ardhmerine e Kosoves dhe Lidhja Demokratike e Dardanise do ta perbejne opoziten parlamentare te Kosoves. Keshtu, qeveria e re e Kosoves do te formohet pikerisht nga dy partite qe fituan numrin me te madh te votave ne zgjedhjet e 17 nentorit. Lideret e dy partive do te firmosin sot marreveshjen zyrtare te koalicionit qeverises. Sipas nje burimi te paidentifikuar brenda Partise Demokratike te Kosoves, ministrat e rinj do te emerohen nga vete kryeministri Thaci, jo nga partite. I njejti burim thekson se asnje prej ministrave aktuale nuk do te jete pjese e qeverise se re. 3 nga 15 ministrite e qeverise se re te Kosoves do te drejtohen nga perfaqesuesit e komuniteteve joshqiptare.
Zevendeskryetari i PDK-se, Hajredin Kuci, tha per agjencine