E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulme me bomba në Bagdad, dhjetëra të vrarë

Nga sulmet me bomba në lagjet e banuara kryesisht me popullatë shumicë shiite, në Bagdad të Irakut, janë vrarë së paku 31persona.

Përfaqësues të shërbimeve të sigurisë dhe të atyre mjekësore thanë se sulmet e sotme me bomba ndodhën ndaras, brenda disa minutave, në së paku katër hapërisa në kryeqytetin e Irakut.

Në mesin e të vrarëve gjenden edhe dy policë, nderkaq ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme.

Dhuna e sotme ndodhi një ditë pasi nga një varg sulmesh, në pjesën veriore të Bagdadit, u vranë së paku 45 vetë.

Nga Iraku raportohet, poashtu, se sot herët në mëngjes, policia ishte e involvuar në të shtëna me militantët në qytetin veriperëndimor Baaj, afër kufirit me Sirinë.

Nga këto të shtëna mbetën të vrarë katër policë dhe shtatë militantë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›