E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE kërkon vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

25-07-2012 / Gazeta 55

Komisioni Evropian po përgatit raportin nga i cili, në tetor, Serbia pret të marrë rekomandimin për datën e fillimit të negociatave për anëtarësim në BE. Por deri atëherë Serbia duhet të bëjë përpara në dialogun me Prishtinën, sepse Brukseli nuk e ka ndërmend të humbasë më kohë.

Bashkimi Evropian jep detaje se kur do të mund të mbahet raundi i ardhshëm i bisedimeve, por as se kur do të shkojnë në Bruksel kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë për të zhvilluar konsultimet, shkruajnë mediat serbe.

"Po presim formimin e qeverisë së re (serbe). Pastaj do të kontaktojmë të dy palët ", ka thënë Maja Kocijancic, zëdhënëse e Përfaqësueses së lartë të BE-së, Catherin Ashton, shkruan gazeta serbe “Novosti”.

Siç shkruan kjo gazetë, në selinë e BE-së jo zyrtarisht është mësuar se takimi ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit duhet të mbahet sa më parë, pavarësisht nga koha e pushimeve verore.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›