E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohet një kontenier me cigare kontrabandë, vinte nga Kina

Durrës- Një kontenier me cigare kontrabandë  që vinte nga Kina është kapur mbrëmjen e sotme në portin e Durrësit.

Origjina e kontenierit, që ishte vendi i largët aziatik bëhet me dije nga burime pranë vendit të ngjarjes.

Mësohet se fillimisht është deklaruar se kontenieri përmban dyer dhe dritare por më pas nga kontrolli i policisë ka rezultuar se kishte një sasi të konsiderueshme cigaresh kontrabandë.

Sasia e cigareve të sekuestruara nuk dihet ende me siguri, ndërkohë që forcat e anti-kontrabandës  kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›