BE kërkon zhbllokimin e Gazës
Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton filloi dje në mëngjes një vizitë tjetër në Rripin e Gazës, njoftoi një gazetar i AFP-së.
Gjatë kësaj vizite, e dyta brenda katër muajve, Ashton parashikon të njihet me pasojat e zbutjes së fundit të bllokadës izraelite të territorit të vogël palestinez, të kontrolluar nga Hamasi.
Gjatë një takimi të zhvilluar tw shtunën në Ramallah, me kryeministrin palestinez, Salam Fayyad, Ashton u shpreh për "hapjen e pikave të kalimit të territorit palestinez për banorët dhe për mallrat e konsumit në të dy drejtimet".
“Pikëkalimet kufitare duhet të jenë të kalueshme si për popullatën ashtu dhe për tregtarët në të dyja drejtimet”, tha Ashton.
Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas ka kundërshtuar tani për tani negociatat e drejtpërdrejta me Izraelin, të propozuara nga SHBA-ja.
Parakusht për fillimin e negociatave sipas Abbasit janë një vëzhgim i pavarur i kufijve të një shteti të ardhshëm palestinez.
Sipas Ashton, BE mbështet bisedimet e drejtpërdrejta për zgjidhjen e konfliktit.