E Shtunë, 31 Tetor 2026

Virusi HIV brengos UNICEF-in

OKB-ja tërhoqi vërejtjen për një fazë të re të përhapjes së sëmundjes ngjitëse të Sidës në Evropën Lindore dhe në Azinë Qendrore.

Të prekur janë kryesisht fëmijët, të rinjtë dhe gratë që jetojnë në kushte të vështira ekonomike, tha Sekretari i UNICEF-it për Gjermaninë, Christian Schneider me rastin e fillimit të Konferencës Botërore për Sidën në Vjenë.

Për gjashtë ditë rresht, mbi 20 mijë hulumtues, mjekë dhe politikanë do të konsultohen për mundësitë e parandalimit të kësaj sëmundjeje.

Aktualisht në botë janë të infektuar me virusin HIV mbi 33 milionë njerëz, 22 milionë prej tyre vetëm në Afrikë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›