E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi 40 të vrarë në Bagdad

Zyrtarët e irakianë kanë njoftuar se numri i të vrarëve nga sulmi i sotëm vetëvrasës me bombë kundër një grupi sunit, që mbështetet nga qeveria, është 43, ndërsa i të plagosurve 40.

Sulmuesi vetëvrasës me bombë kishte marrë në shënjestër luftëtarët e grupit Sahwa, në qarkun sunit Radvaniya, derisa ata pritnin për rroga.

Zyrtarët nga Ministria e Brendshme dhe ajo e Mbrojtjes, e kanë konfirmuar numrin e të vrarëve.

Luftëtarët e grupit Sahwa dikur ishin aleatë të Al-Qaidës, por gjatë viteve 2006 dhe 2007 u kthyen kundër rrjetit terrorist, duke i ndihmuar forcat e SHBA-së.

Që nga ai moment, krerët e këtij grupi janë vënë në shënjestër të disa sulmeve nga militantët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›