BE keshillon Greqine per perdorimin e fondeve evropiane

Komisioneri europian për zhvillimin rajonal i ndodhur në një vizitë dy ditore në Athinë ka deklaruar se Greqia ka arritur objektivat për thithjen e fondeve të BE, por sipas tij disa nga këto objektiva nuk kanë arritur destinancionin e tyre përfundimtar dhe kjo duhet të ndodhë sa më shpejt për të ndihmuar papunësinë dhe shmangur rrezikun e humbjes së këtyre objektivave.
Greqia duhet të lëvizë më shpejt në përdorimin e këtyre fondeve strukturore për të riparuar ekonominë e saj edhe pse ka arritur objektivat për përfitimin e këtyre fondeve.
Greqia është në terma të thithjes së parave të fondeve strukturore mbi mesataren e BE por ka shtuar se një pjesë e këtyre parave që kemi transferuar në Greqi nuk ka arritur ende te përfituesit përfundimtarë që janë bizneset.
Fondet komunitare janë një nga burimet e pakta të financimit të rritjes aktuale të disponueshme për Greqinë. Funksionarët e BE në Greqi po fokusohen tek disa prej 181 projekteve të rritjes në luftën kundër papunësisë, duke mundësuar kështu krijimin e vendeve të reja të punës. Statistikat zyrtare greke kanë raportuar një rritje rekord të normës së papunësisë në 22,5% e dyta më e lartë në Europë.
Sipas BE norma e thithjes së fondeve ka arritur në 35% por komisioneri Hahn pas takimit edhe me ministrin e zhvillimit Kostas Haxidakis ka thënë se nuk ka më kohë për të humbur. Greqia ka vonuar shumë projekte dhe kjo rrezikon humbjen e financimeve.
Do të jetë një klimë e nxehtë jo vetëm në terma klimatikë por edhe në terma të ngarkesës së detyrave.
Ndërkohë ministri i Zhvillimit në Greqi ka deklaruar se qeveria është e angazhuar për të punuar me shpejtësi mbi këto projekte, si ato të rejat ashtu edhe ato që ende nuk kanë përfunduar.
Kemi vërejtur një tjetër problem që na përket, që lidhen me projektet e papërfunduara për periudhën 2000-2006. ekziston rreziku të humbasim këto fonde të BE pasi projektet nuk janë kompletuar në totalin e tyre sipas direktivave europiane. Nga ana jonë kemi shprehur vullnetin tonë për tu fokusuar mbi projektet më problematike dhe i kemi ndarë për të reduktuar në minimum rrezikun për t’i humbur këto fonde.
Një task force europiane përpiqet të ndihmojë Greqinë të lëvizë me shpejtësi mbi reformat ekonomike të akorduara me partnerët europianë dhe FMN në këmbim të ndihmave për shpëtimin, sic janë edhe përdorimi i fondeve strukturore.