E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomia e kercenuar nga kriza e borxheve dhe papunesia

Ekonomia në Eurozonë mbetet e dobët dhe e pasigurt dhe përn një periudhë afatgjatë rimëkëmbja mund të kërcënohet nga disa faktorë. Së pari kriza e borxhit sovran dhe papunësia në shkallë të lartë. Është ky rezultati i dalë nga raporti mujor i BQE. Për tremujorin e dytë të vitit , banka parashikon një dobësim të rimëkëmbjes ekonomike dhe pasiguri më të mëdha. Këshilli drejtues i bankës qëndrore parashikon gjithashtu se ekonomia e eurozonës do të regjistrojë një mëkëmbje graduale në një periudhë afatgjatë, ku dinamika e rritjes do të goditet nga tensionet në disa prej tregjet e borxhit sovran dhe kryesisht efektin e tyre mbi kushtet e kredisë, në procesin e korrigjimit të bilanceve në sektorin financiar dhe jo financiar si dhe nga papunësia e lartë.

Në raportin mujor të Eurotoëer thuhet më tej se në kontekstin aktual ekonomik do të ketë një ngadalësim të kredive për familjet dhe bizneset dhe pikërisht për këtë BQE fton bankat të fuqizojnë kapitalin për të garantuar kreditë për sektorin privat. Shëndoshja e sektorit bankar do të jetë një nga faktorët kyc për nxitjen e ofertave për të kredituar ekonominë dhe për të normalizuar të gjitha kanalet e financimeve. Për 2012-ën norma e rritjes së kredive për sektorin privat ka rënë me 0,4% në muajin maj, po ashtu edhe huatë për familjet europiane janë reduktuar në 1,3% në muajin maj.

Një nga problemet më të mëdha që instituti i Frankfurtit ka dhënë alarmin është papunësia. Kushtet e tregjeve të punës në eurozonë janë përkeqësuar edhe më tej. Punësimi ka rënë ndërsa norma e papunësisë ka vijuar të rritet. BQE parashikon se edhe në të ardhmen nuk do të ketë përmirësime në sektorin e punësimit. Lëkundjet më të mëdha janë vërejtur në sektorin e ndërtimit, ndërkohë që ai industrial dhe i shërbimeve kanë pësuar lëkundje më të lehta.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›