Rezultati i reformave te mira monetare fiskale
Shqipëria si pjesë e rajonit të Evropës Juglindore përballoi më sukses krizën dhe vijon të ketë një ekonomi të qëndrueshme përballë saj. Këtë deklaratë, guvernatori i bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani e ka bërë kësaj here në Austri, në 20 vjetorin e vjetorin e “Joint Vienna Institut”. I pranishëm mes guveranatorëve qendror botërorë, Fullani u shpreh se ky sukses i faturohet koordinimit të veprimeve të politikës monetare dhe asaj fiskale .
Gjatë fjalës së tij, guvernatori Fullani deklaroi se rajoni, pjesë e të cilit është Shqipëria, është një rajon vital dhe përbën në tërësi një treg të madh.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, kritikoi gjatë fjalimit, kufizimet që grupet e huaja bankare po ndjekin ndaj kreditimit të sektorit publik dhe atij privat në Shqipëri. Sipas tij, aktiviteti kreditues në Shqipëri është financuar kryesisht në burime të brendshme, ndaj kufizimet e vendosura janë të padrejta.