BE krijon Komitetin e Krizave per situaten e rende ne Shqiperi

Bashkimi Europian eshte i pari organizem i madh boteror qe i eshte pergjigjur thirrjes SOS te qeverise shqiptare per te ndihmuar ne lidhje me situaten e veshtire te krijuar nga permbytjet. Komisioni Europian po ndjek me vemendje situaten e permbytjeve ne Shqiperi dhe eshte ne kontakt me 27 vendet anetare per te siguruar ndihma ne perputhje me nevojat e vendit ne kuadrin e mekanizmit te mbrojtjes civile. Ne departamentin per bashkepunimin nderkombetar per ndihme dhe pergjigje ndaj krizave kane arritur tashme raportet per demet nga permbytjet sidomos ne Shkoder por edhe rajone te tjera te vendit. Zedhenesi i Komisionit Europian Ferran Tarradellas Espunty deklaroi dje se ndihmat per Shqiperine do te vazhdojne. Fillimisht u transmetoj autoriteteve dhe popullit shqiptar sidomos familjeve te demtuara mesazhin tone se ne jemi ne mbeshtetje te tyre ne kete fatkeqesi te madhe. Shqiperia eshte nje vend prane Bashkimit Europian dhe ne duhet ta ndihmojme me mjetet tona. Ka dy dite qe ne kemi hapur per Shqiperine mekanizmin per mbrojtjen civile. Komisioni Europian ka komunikuar me vendet anetare per te ndihmuar autoritetet shqiptare per ti bere balle kesaj katastrofe. Vendet qe kane reaguar me shpejt jane vendet fqinje te Shqiperise Italia Greqia dhe Austria. Ne kemi derguar nepermjet tyre tenda helikoptere materiale higjienike ushqime si dhe veshje kunder shiut tha Espunty.
Vendet arabeShqiperia u kerkon ndihme edhe vendeve te Lindjes se Mesme dhe botes arabe. Pas takimit te para dy diteve me ambasadoret e Bashkimit Europian dhe NATO-s ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto ka thirrur dje perfaqesuesit e vendeve arabe dhe atyre te Lindjes se Mesme para te cileve ka paraqitur situaten ne Veri. Kjo eshte nisma e dyte e cila e vendos Ministrine e Jashtme ne rolin e percuesit kryesor te kerkesave per ndihme nga ana e Shqiperise qe ndodhet sot ne nje gjendje shume te veshtire. Qeveria shqiptare eshte totalisht e angazhuar per ta perballuar sa me mire kete gjendje ne menyre qe te sigurohet jeta e banoreve te zonave te permbytura dhe te kthehet sa me pare normaliteti ne keto rajone eshte shprehur ministri i Jashtem shqiptar. Evakuimi dhe shpetimi i jeteve duket te jete angazhimi kryesor por edhe kapaciteti me efektiv i strukturave shqiptare ne te gjitha operacionet e shpetimit te perqendruara ne zonen e Nenshkodres por edhe brenda vete ne qytet. Ajo qe ka rendesi ne kete moment qe po perkufizohet si faze e dyte e fatkeqesise natyrore eshte pikerisht asistenca me ushqime pajisje te nevojshme transporti ilace por edhe ne drejtim te mbajtjes nen kontroll te situates e cila mbetet delikate. Ndersa ka njohur nga afer ambasadoret me te gjithe kompleksitetin e situates ministri i Jashtem ka formalizuar nje kerkese zyrtare te Shqiperise per ndihme qe u hap rruge procedurave per thithjen e saj. Nga kjo pikepamje nisma e Shqiperise ne keto dy dite te fundit ka rendesi si ne aspektin njerezor ashtu edhe ate politik. Ne perputhje me statusin e vendit si anetar i Aleances se Atlantikut te Veriut dhe aspirant i integrimit ne Bashkimin Europian kerkesa e pare iu parashtruara pikerisht vendeve anetare te ketyre organizatave te cilat ne kete okelio kolektive ende nuk kane percjelle nje pergjigje konkrete. Asistenca e Turqise Greqise Italise dhe Austrise ben pjese ne zinxhirin e ndihmes shteterore dhe jo te kuadrit te pergjithshem te Aleances dhe Unionit. Ne vijim nisma drejt vendeve arabe dhe atyre te Lindjes se Mesme bart ne vetvete mesazhin e qarte te emergjences absolute qe perfaqeson tanime i gjithe qarku i Veriut te Shqiperise. Per kete arsye kerkesa per ndihme nga Lindja eshte shprehje e veshtiresive te vendit aq edhe aplikim i nje politike parandaluese qe lidhet me perspektiven e nje dimri i cili pritet te jete i veshtire. Eumlshte per tu vene ne dukje se ne kete kuader Shqiperia nuk ka zgjedhur zyrtarisht rrugen e Konferences Islamike edhe pse nenteksti eshte i kapshem ne manifestimin e vet praktik. Ajo qe ka rendesi eshte fakti se nga ana e Tiranes zyrtare aplikimi zyrtar per ndihma eshte i gjithanshem dhe permbyll keshtu te gjithe spektrin e vendeve te cilat realisht mund te ofrojne dicka. Si BE-ja dhe NATO-ja ashtu edhe vendet arabe e ato te Lindjes se Mesme perkufizohen si dy qendra thelbesore per percimin ndihmave qe deri me tani kane mbetur ne kuota fillestare. Sipas vete fjaleve te perfaqesuesve te qeverise apo atyre te opozites eshte ende fillimi i situates pasi pika me kritike ende nuk ka ardhur.