E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndihma nga KESH dhe privatet per Shkodren

Energjia Rikthehen dritat per 21 mije familje

CEZ Shperndarje ka rikthyer energjine elektrike per afro 21 000 abonente te shperndare ne vendbanime ne 11 zona te ndryshme te vendit. Konkretisht energjia eshte rikthyer ne zonat e Tiranes si Paskuqan Babrru dhe Mezes si dhe te Durresit ne Gjirin e Lalzit Shkozet Porto Romano dhe ne Bashkine e Sukthit. Duke u ndalur ne zonen e Shkodres e cila ndodhet nen uje prej dy javesh mesohet se eshte rikthyer energjia elektrike ne Gurin e Zi Mes dhe Berdice. Gjithashtu me energji elektrike eshte furnizuar edhe Burreli Bulqiza pjesa e Gollobordes si dhe Fushe-Kruja. CEZ njofton se me energji elektrike eshte sistemuar edhe pjesa e Kallemit ne Fier Selenica Kafaraj dhe Skela e Vlores Kardhiqi i Gjirokastres dhe Krahesi i Tepelenes.

Dhoma e Tregtise Tirane nis donacionet

Shpallja e fatkeqesise natyrore per zonen e Shkodres dhe situata e rende e krijuar ne shume rajone te tjera te Shqiperise ne ditet e fundit e ka sensibilizuar biznesin e vendit. Dhoma e Tregtise dhe Industrise se Qarkut te Tiranes e ka ndjekur hap pas hapi gjendjen e krijuar dhe nevojat paresore te qindra e qindra te ngujuarve ne shtepite e tyre te permbytura ne Shkoder si dhe te mbi 9 mije te evokuarve. Duhet te veprojme tani. Edhe nje furgon me uje te pijshem edhe nje motociklete me ilace bejne shume pune. Edhe nje furgon me buke eshte ne gjendje te shpetoje jete te rrezikuara - tha kryetari i Dhomes Nikolin Jaka. Duke marre shkas edhe nga apelimi i Kryeministrit Dhoma e Tregtise i ben thirrje te gjithe anetareve per te ndihmuar njerezit ne nevoje ne Shkoder.

Permbytjet KESH paguan 300 milione leke

Qeveria shqiptare ia faturon KESH-it demin ne veri te vendit duke i kerkuar te paguaje 300 milione leke ose 3 milione dollare ne sherbim te Shtabit te Emergjencave. Vendimi eshte marre me 1 dhjetor ne diten kur u krijua shtabi dhe menyra e funksionimit te tij si dhe procedura qe duhet te ndjeke Drejtoria e Emergjencave Civile. Pikerisht per kete njesi qe varet nga Ministria e Brendshme dhe qe po menaxhon situaten ne zonen e Shkodres KESH-i do te kaloje per llogari te saj shumen e 300 milione lekeve. Ashtu si edhe vitin e kaluar kur korporata u detyrua te jepte rreth 7 milione dollare si pasoje e shkarkimeve qe shkaktuan permbytjet edhe per demtimet e fundit do te jete serish korporata ajo qe paguan faturat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›