BE kritikon vizitat e Lavrovit në Abhazi, Osetinë Jugore

Bashkimi Evropian ka kritikuar vizitën e ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, në territoret e Abhazisë dhe Osetisë së Jugut pa pëlqimin e Gjeorgjisë.
Kryediplomatja Ketrin Eshton, tha se "BE-ja nuk i konsideron këto vizita në përputhje me parimet e integritetit territorial".
Deklarata e ripërsërit mbështetjen e BE-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Gjeorgjisë.
Sipas mediave ruse, Lavrov vizitoi dy rajonet separatiste në fillim të javës për të nënshkruar marrëveshje dypalëshe në fushën e transportit dhe kulturës.