E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mijëra persona protestojnë në Jerevan

Së paku 4000 protestues, mbështetës të opozitës, janë mbledhur në kryeqytetin armen për të kërkuar zgjedhje të reja parlamentare dhe presidenciale.

Kjo shënon protestën e parë të opozitës në sheshin qëndror të Jerevanit në tre vitet e fundit.

Qeveria kishte mbyllur sheshin kryesor në kryeqytet pas përleshjeve të dhunshme mes policisë dhe demostruesve në mars të vitit 2008. Në atë kohë, 10 persona u vranë e mbi 250 u plagosën.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›