E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahjaga: E kam ditur qe do të bëhem presidente

Atifete Jahjaga e ka ditur qe do të bëhej presidente. Ky konfirmim është dhënë nga presidentja, në intervistën e parë televizive për mediat kosovare. Jahjaga ka rrëfyer për jetën e saj dhe historinë e zgjedhjes së saj në krye të shtetit.

Ajo tregoi se disa ditë para kandidimit e kishin kontaktuar për të marrë pëlqimin e saj për këtë post. Jahjaga tha se e ka ndier për detyrim moral që të pranojë detyrën. Zgjedhjen e saj si presidente konsensuale e quan punë të mençur dhe se me këtë, partitë kanë dëshmuar se në rend të parë janë interesat e qytetarëve.

Jahjaga ka folur edhe për dialogun më Serbinë, të cilin e shikon si të rëndësishme për paqen dhe stabilitetin e rajonit, ndërsa thotë se veriu është çështje e brendshme e Kosovës. Por, ajo ka dhënë një përgjigje të hapur sa i përket çështjes së kohëzgjatjes së mandatit të saj, duke thënë se do të sillet në kornizat e Kushtetues së Kosovës. E veç politikës e policisë, e para e shtetit ka folur edhe për jetën e saj private. Presidentja e Kosovës e pëlqen Kadarenë, romanet policore, muzikën e vjetër e klasike, por nuk ka durim të shikojë deri në fund një film.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›