E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, larg Kosovës

Kosova vazhdon të mbetet larg anëtarësimit në BE, megjithëse Brukseli ka avancuar pak raportet me Prishtinën , pasi këtë vit ka bërë një raport për vlerësimin se a është Kosova e gatshme të nisë negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Në këtë raport, BE kishte konstatuar se Kosova duhet të përparojë në fushën drejtësisë, të reformojë administratën publike, të përmirësojë tregtinë, si dhe të sigurojë të drejta më shumë për komunitetet.

Përgjegjësja për integrime europiane, Vlora Çitaku, ka premtuar se këto kritere do të përmbushen në afat rekord. Kjo nuk ka ndodhur, pasi BE nuk nisi negociatat për MSA’në në fund të vitit.

Përsëri vendet e BE’së kanë kërkuar progres të prekshëm nga kosovarët nëse dëshirojnë integrimin, duke kërkuar të dhëna konkrete për arrestimin dhe dënimin e të korruptuarve./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›