E Diel, 1 Nëntor 2026

Putini bën opsionale gjuhët indigjene

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj të ri për arsimin, sipas të cilit, studimi i gjuhëve indigjene nuk do të jetë i detyrueshëm në shkolla.

Deri më tani, të gjithë fëmijët në republikat etnike është dashur të mësojnë gjuhët indigjene, të cilat, së bashku me rusishten, kanë statusin e gjuhëve zyrtare në republika.

Ligji i ri tani u lejon prindërve të vendosin nëse fëmijët e tyre do t’i mësojnë këto gjuhë, transmeton REL.

Ligji ka ngjallur protesta në disa rajone, përfshirë Tatarstanit, Bashkortostanin dhe Çuvashian, ku kritikët thonë se ai do të përshpejtojë zhdukjen e gjuhëve indigjene./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›