BE, mbështet arsimin profesional në Shqipëri

Nxitja e Arsimit profesional në Shqipëri do të mbështetet fort nga BE, duke e parë si një prioritet të rëndësishëm . Nëpërmjet projekteve te përbashkëta të Fondacionit Evropian të Formimit (ETF) dhe Ministrinë e arsimit dhe shkencës, kanë për qëllim sensibilizimin e të rinjëve që të ndjekin këtë lloj arsimi si një mundësi për të marrë zanat.
Përfaqësesi nga Delegacioni i BE në Tiranë Luigi Brusa shprehu mbështetjen e tij për këtë projekt. “Niveli i papunësisë mund të ulet përmes lidhjes me arsimin. BE do të vazhdojë të mbështesë për përmirësimin e formimit sipas standarteve Eevropiane” ka theksuar Brusa.
Të përfshirë në këtë nismë për përforcimin e arsimit profesional në Shqipëri do të jenë përfaqësues të rrjetit rajonal të politikave të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë.