E Diel, 1 Nëntor 2026

BE me fond shpëtimi prej 500 miliardë euro

Ministrat e financave të vendeve-anëtare të eurozonës vendosën vlera të mekanizmit të përhershëm evropian për stabilitet, i cili do të fillojë të funksionojë nga 1 janari 2013, të jetë 500 miliardë euro.

Kryeministri i Luksemburgut dhe lider i Eurogrupit, Zhan Klod Junker tha se anëtaret e BE-së jashtë eurozonës do të japin kontributin e tyre për funksionimin e këtij fondi.

Mekanizmi evropian për stabilitet nga viti 2013 do ta zëvendësojë Fondin e përkohshëm evropian për stabilitet financiar, i krijuar në maj të vitit të kaluar.

Ky fond me vlerë 440 miliardë euro dedikohet për ndihmën e anëtareve të eurozonës të ngarkuara me borxhe, me qëllim që të rritet kapaciteti i tyre i kreditimit dhe të rritet fleksibiliteti në pikëpamje të shpenzimit të mjeteve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›