E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, sekustrohet arsenal armësh, 4 në pranga

Policia e Elbasanit gjatë operacionit të koduar “Devolli” ka bërë të mundur sekuestrimin e një arsenali armësh dhe arrestimin e katër personave.

Burime nga policia e Elbasanit bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Ervin Basha 28 vjeç i dënuar më parë me 14 vjet burg për trafik femrash, Altin Beqiri, 21 vjeç nga Gramshi, Ardis Çekrezi, 21 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe Sokol Hoti 24 vjeç lindur në Berat dhe banues në Qerret të Kavajës.

Gjatë operacionit policia ka bërë të mundur edhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale e 5 automatikëve model 76, 1 automatik model 54, 4 pistoleta tip Zastava, 4 karikatorë automatik model 56, 1 karikatorë automatiku model 54 dhe 188 fishekë.
 

Ndërkohë materialet në ngarkim të 4 të arrestuarve i kanë kalaur prokurorisë së rrethit gjyqësor Elbasan për hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›