E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE miraton buxhetin 2012 prej129 miliardë euro

Pas një maratone bisedimesh, përfaqësuesit e lartë të shteteve të BE-së dhe Parlamentit Europian kanë rënë dakord për shifrat kryesorë të buxhetit të Bashkimit Europian për vitin 2012.

Buxheti i BE-së parasheh shpenzime në shumën prej 129 miliardë euro. Kjo është rreth dy për qind më shumë se vitin e kaluar. Parlamenti Europian kishte propozuar një buxhet ku shpenzimet në tërësi kapnin shumën prej 133 miliardë euro.

Kryetari i Komisionit për buxhetin në Parlamentin Europian Alain Lamassoure, pas 17 orë bisedimesh në Bruksel foli për një kompromis i cili asnjë nuk e bën vërtet të lumtur. Megjithatë ai tregoi se Europa e 27 shteteve funksionon.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›