SHBA: Izolimi i Iranit i paprecedent

Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se Irani është duke u ballafaqur me një shkallë të paprecedentë të izolimit të shkaktuar nga bashkimi i forcave më të mëdha si kundërshtuese për krijimin e një arme bërthamore nga Teherani.
Këshilltari për siguri kombëtare i Shteteve të Bashkuara, Tom Donillën, u tha gazetarëve se Rusia, Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë një qëllim të përbashkët, parandalimin e krijimit të armëve bërthamore nga Irani.
Presidenti amerikan, Barak Obama, diskutoi me liderët rusë dhe kinezë mbi ambicjet e Iranit për krijimin e armëve bërthamore gjatë samitit në Havaj.
Ndërkohë, Donillën komentet e tij i bëri në ditën e fundit të turneut nëntë ditor të Obamës në Azi.