BE miraton një mjekim të ‘Roche’ kundër kancerit në lëkurë
GJENEVË - Një mjekim i ri nga grupi zviceran, "Roche" i mbiquajtur "Erivedge", që ka synim trajtimin e një forme të rrallë të kancerit në lëkurë, mori miratimin me kusht nga BE-ja për tregtimin e tij, bënë të ditur sot burime zyrtare vendase.
"Erivedge" trajton një tumor kanceroz, që nuk mund të kurohet me anë të kirurgjisë ose radioterapisë.
"Erivedge" është mjekimi i parë i miratuar nga Bashkimi Evropian për personat e prekur nga kjo formë e kancerit.
BE-ja i akordon një autorizim me kusht tregtimit të mjekimeve, që plotësojnë nevojat mjekësore.
(er.nu/BalkanWeb)