E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ rrëzon kërkesën e LSI për ndryshim rezultati në qarkun e Kukësit

15-07-2013 / Gazeta 55

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar kërkesën ankimore të LSI, qe pretendonte rivlerësim të votave në 15 Qendra Votimi në Qarkun Kukës.
Gjatë diskutimit përfaqësuesi i LSI ka thënë se në procesin e numërimit në 15 qendrat e votimit në rrethin e Tropojës, se ka pasur parregullsi, Sipas Ilirian Muhos kjo vërtetohet nga pamjet filmike të marra nga KQZ.
Por përfaqësuesi i PD nuk ishte dakord me argumentet e paraqitura.
Relatori i çështjes, Hysen Osmanaj, tha se subjekti ankimues, nuk ka depozituar asnjë provë konkrete dhe ligjore, në mbështetje të kërkesës ankimore.
Me pare, komisionerët dhe përfaqësuesit e partive u përfshinë në debat.
Tw majtët thanw se KQZ duhet në nisë mbledhjen në rastet e shqyrtimit të kërkesave ankimore, vetëm në rastin kur në tavolinë janë të paktën 5 anëtarë. Por argumenti u hodh poshtë nga komisionerët, me vlerësimin se shqyrtimi në rrugë administrative i kërkesave ankimore është detyrim për KQZ.
Pas marrjes se vendimit LSI do t’i drejtohet Kolegjit Zgjedhor prej te ciklit do të kërkojë anulimin e vendimit të KQZ dhe pranimit të kërkesës për rivlerësim të votave në 15 qendra votimi në Qarkun Kukës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›